Jastëku inteligjent që shuan zhurmën e gërhitjes; Shpikja që do ju shpëtojë...

Jastëku inteligjent që shuan zhurmën e gërhitjes; Shpikja që do ju shpëtojë një herë e mirë nga ky problem

543
0

 

Një pjesë e madhe e njerëzve kur flenë gërhasin, duke e kthyer këtë të fundit në një nga çrregullimet më të shpeshta të gjumit. Gërhitja shkaktohet nga ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes, gjë që rrit shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër to. Kjo lëvizje e përshpejtuar krijon vibrime në fund të gojës dhe fytit, tingulli i të cilave është pikërisht gërhima që ne dëgjojmë. Gërhitja është një problem jo vetëm për shëndetin e atij që gërhet, por edhe për shëndetin e gjithkujt që fle pranë tij.

 

 

 

Gjithsesi , duket se këtij problemi i ka ardhur fundi, falë shpikjes më të fundit !

 

Lajmi nuk është i freskët apo i sapo dalë nga furra, por jam e sigurt që shumë prej jush nuk e dinë që ekziston një jastik i tillë. Jastiku në fjalë është inteligjent dhe pikërisht falë kësaj inteligjencë ai është në gjëndje të shuajë zhurmën e gërhitjes. Tashmë është gati prototipi i parë  i realizuar në Northern Illinois University dhe funksionimi i tij është i shpjeguar nga revista shkencore Journal of Automatica Sinica.

 

Lexoni gjithashtu: Gërhitja e partnerit ju shqetëson gjithë natën? Në këto mënyra mund të shpëtoni njëherë e mirë

 

Ka pasur tentativa të tjera për të reduktuar këtë problem, por ato ishin mikrofonë të vendosur në batanije apo te koka e krevatit. Jastiku inteligjent , funksionon duke prodhuar valë zanore të cilat bllokojnë zhurmën e gërhitjes deri në 30 apo 31 decibel që sipas ekspertëve është shumë.

 

Nëse çdo gjë shkon mirë, shumë shpejt do të ketë një boom blerjesh të jastikut inteligjent.

 

Disa mënyra të tjera për të shmangur gërhitjen:

  • Avulli përpara gjumit

 

  • Spërkatja në vrimat e hundës me ujë fiziologjik
  • Fjetja me kokën dhe qafën në pozicion më të ngritur
  • Mospirja e alkoolit përpara orarit të gjumit
Shperndaje