Japonia ndërton hotele kartoni për udhëtarët e bllokuar në aeroport

Japonia ndërton hotele kartoni për udhëtarët e bllokuar në aeroport

472
0

Aeroporti Narita, afër Tokios, ngriti ‘hotele kartoni’ në zonën e bagazheve, për udhëtarët që presin rezultatet e testeve të koronavirusit.

‘Rezultatet zakonisht dalin për gjashtë orë, por për shkak të vonesave shumë prej rezultateve kanë dalë pas një ose dy ditëve’,- tha një zyrtar shëndetësor.

Aeroporti ‘Narita’ ka përgatitur një hotel të improvizuar me shtretër prej kartoni dhe jorganë, të vendosur në zonën e marrjes së bagazheve, për udhëtarët e jashtëm, gjatë kohës që presin rezultatet e testeve për koronavirusin.

Megjithëse fluturimet në aeroport, janë ulur aq shumë sa është mbyllur një prej pistave të tij, aeroporti ende pret njerëz nga shumë vende të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Italinë, pasagjerëve të të cilëve u kërkohet të bëjnë testet për koronavirusin, përpara se të mund të shkojnë në shtëpi.

Japonia ka shënuar të paktën 7.400, dhe 137 vdekje dhe javën e kaluar shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetet kryesore për të luftuar përhapjen e koronavirusit./Opinion.al