Dita e sotme do të karakterizohet nga mot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu në disa qarqe.
Moti në mëngjes do të jetë me kthjellime, por prej orëve të mesditës dhe deri ato të pasdites do të ketë shtim vranësirash mesatare deri dhe të dendura.
Gjatë momentin të zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të dobta dhe lokale në formë pikash në një pjesë të madhe të territorit. Në vecanti në relievet kodrinore dhe malore të zonës së qendrës dhe veriut reshjet lokalisht do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e stuhive dhe shtrëngatave dhe lokalisht edhe breshër.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 1-10m/s dhe kryesisht nga kuadrati i jugut. Sa i përket tempereturave ato parashikohen në vlerat e mëngjesit nga 6ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato të ulta e bregdetare. Vlerat e mesditës parashikohen nga 18ºC në relievet malore deri në 26ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.