Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot me diell dhe rritje temperaturash.
Pritet të ketë edhe pak vranësira por që do të jenë kalimtare. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet, gjë e cila do të sjellë rritje temperaturash si në mëngjes dhe në mesditë. Sipas Shërbimit Metereologjik, valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 4.