Ja sa para pagoi Chris Brown për të dalë nga burgu

Ja sa para pagoi Chris Brown për të dalë nga burgu

561
0

150504175428-chris-brown-april-2015-super-169

Chris Brown është liruar nga burgu pasi që është arrestuar ditën e martë për shkak se u akuzua për sulm me armë ndaj modeles Beylee Curran.

Beylee Curran, ka thënë që 27 vjeçari ka shënjëstruar atë me armë, teksa Curran ishte në shtëpinë e tij për të diskutuar rreth një videoklipi.

“Chris doli jashtë kontrollit dhe filloi të bërtiste. Jam lodhur nga ju. Ai mori armën e tij dhe vendosi pranë fytyrës time dhe më tha dil nga këtu apo do ti heq trutë. ka deklaruar Curran.

Brown u arrestua rreth orës 1 mesnatën e martës, ndërsa u lirua pasi pagoi kaucionin prej 250,000 dollarësh.

Pas lirimit Brown deklaroi se e vërteta do të dalë në dritë./KK