Ja pse Rama vendosi të largojë Brisida Shehajn nga Tatimet

Ja pse Rama vendosi të largojë Brisida Shehajn nga Tatimet

550
0

shehaj-453x450

Brisida Shehaj tashmë mund të konsiderohet si ish drejtoresha e përgjithshme e tatimeve. E preferuara pa kushte e kryeministrit Rama,thuajse 3 vjet pas qëndrimit në detyrë është larguar,sipas burimeve të Opinion.al me një dorëheqje të kërkuar 2 ditë më parë. Lajmi është i mbajtur konfidencial pasi detyra e re e zonjës Shehaj si zvministre kërkon miratimin në mbledhjen e qeverisë. Pra të mërkurën e ardhshme pritet që zyrtarisht të ndodhte emërimi i saj në detyrën e re.

Ndërkohe ndryshimet e tjera kanë qenë surprizë edhe për vetë personazhet e përfshira më listën e lëvizjeve. Pranvera Fagu e doganave do të drejtojë tashmë QKR,ndërsa ish drejtuesja Vasilika Vjero do të jetë drejtoresha e përgjithshme e tatimeve. Emri i ri në këto lëvizje është Bela Ikonomi që do të jetë drejtoresha e përgjithshme e doganave. Ajo familja e saj u rikthyen në Shqipëri në vitin 2013 pas emigrimit nga Kanadaja. Emri i saj u lakua fillimisht si drejtore e tatimeve,por me gjasa Brisida Shehaj luajti gurët më fort dhe ishte nje nga emrat surprizë të administratës së lartë.

Më tej, Ikonomi u punësua si këshilltare pranë kryeministrit. Por zonja në fjalë dhe drejtoresha e re e tatimeve kanë një të përbashkët,të dyja kanë qene drejtuese të financave në kohën kur Edi Rama ishte kryetar bashkie. Madje largimi i zonjës Ikonomi nga Shqiperia në kohën e qeverisjes Berisha u përfol të ishte për shkak të ngatërresave dhe implokimit të bashkëshortit të saj në një aferë.

Pavarësisht dobësisë së tij për gra në poste drejtuese,duket se kryeministri nuk ka qëlluar fort në shenjë. Pas largimit nga doganat të Spiropalit dhe zhurmës në media se ishte e përfshirë në afera korruptive,as Pranvera Fagu nuk duket ti ketë përmbushur pritshmëritë e tij. E treta në radhë është prapë nje grua e zgjedhur prej tij. Nga ato qe Rama i ka patur besnike dhe të afërta në punë prej shume vitesh. Se sa të afta do të jenë drejtoreshat e reja të tatimeve dhe doganave duhet pritur të paktën disa muaj. Fakti që ato kanë drejtuar financat e bashkisë së Edi Ramës nuk duket shumë premtues por ndoshta dhe nuk duhet paragjykuar. E rëndësishme është që kryeministri po përpiqet të ndryshojë dicka në struktura delikate dhe të rëndësishme të ekonomisë. Por ndonjeherë të tilla lëvizje mund të jenë vetëm tërheqje e vëmendjes së publikut të lodhur me politika fiskale kaotike dhe gjysmake. Aq më tepër kur bëhet fjalë për gra në poste drejtuese,që veç të preferuarave të kryeministrit duhet të bindin publikun se dinë edhe të punojnë e të arrijnë rezultate. Ndoshta gratë ” e reja” do të dinë ta bejnë këtë më mirë se paraardhëset. Koha dhe puna do ta tregojnë./Opinion.al/