Robert Lewandowski ishte më i miri në Europë në sezonin e fundit, por ai nuk do ta merr çmimin prestigjioz të Topit të Artë
Këtë vit nuk do të këtë dhënie të Topit të Artë, kështu që bota e futbollit do të pres për një vit tjetër që këtë çmim mos ta merr Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, dy futbollistë që ishin fitues kryesor të tij.
Por, pse u anulua ceremonia dhe kush do ta mund ta fitonte?
France Football, e cila e organizon ceremoninë, kishte theksuar se ndërprerja për disa muaj e sezonit shkaku i koronavirusit e ka bërë të pamundur që për sezonin 2019-20 të jepet ky çmim, për shkak se nuk mund të gjykohen lojtarët në mënyrë fer dhe të pavarur.
Kjo është hera e parë që çmimi Topi i Artë është anuluar.
“Nuk do të këtë Top të Artë më 2020, për shkak se doli, pas shumë mendimeve, që asnjë kusht nuk është plotësuar. Ne besojmë që në këtë vit nuk mundet – edhe për shkak se – nuk është i rregullt”, ka thënë kryeredaktori i France Futboll Pascal Ferre.
“Nga perspektiva sportive, dy muajtë (janar dhe shkur) nga 11 muajt që konsiderohet për të formuar një opinion dhe për të vendosur kush do ta merr trofeun, paraqet shumë pak kohë për të gjykuar; pa harruar që disa lojëra janë luajtur – apo do të luhen – në kushte të pazakonshme (në stadiume pa shikues, me pesë zëvendësime, tetë ndeshje në fund të Ligës së Kampionëve)”.
“Në fund, barazia kërkohet për këtë titull dhe atë nuk e plotëson askush, sidomos kur bëhet fjalë për paraqitjet dhe parapërgatitje: garuesit për çmimin nuk janë në të njëjtën anije, disave i është ndërprerë sezoni në mes”.
“Kështu që si do të mund të kemi një krahasim fer? Për ta bërë këtë duhet bërë kalkulime dhe projeksione, ne kemi zgjedhur opsionin me të keq pa dëshirë”.
Ceremonia e Topit të Artë do të kthehet më 2021!