Ja pse futbollistët janë më të rrezikuarit nga infektimi me Covid

Ja pse futbollistët janë më të rrezikuarit nga infektimi me Covid

382
0

Hulumtimet nga Gjermania dhe Italia sugjerojnë që futbollistët dhe atletët e tjerë përballen me një rrezik të veçantë që koronavirusi të infektojë mushkëritë e tyre, duke ngritur pyetje të mëdha në lidhje me përpjekjet për të rifilluar futbollin profesional.

Studimi, i bërë nga imunologë italianë dhe specialistë të mushkërive me qendër në Berlin, Romë dhe Verona, sugjeron që për shkak të ushtrimeve fizike të vazhdueshme, atletët kanë më shumë të ngjarë të thithin grimcat e virusit dhe t’i drejtojnë ato në zonat e poshtme të mushkërive.

Studimi, gjithashtu sugjeron që atletët të cilët janë asimptomatikë mund ta përkeqësojnë gjendjen e tyre duke infektuar mushkëritë e tyre gjatë ushtrimeve të lodhshme fizike.

Në punimin e tyre: “Modeli i Parë, Gjithëpërfshirës imunologjik i COVID-19”, Paolo Matricardi, Roberto Dal Negro dhe Roberto Nisini shtrojnë pyetje mbi sigurinë e të luajturit futboll, ndërsa virusi mbetet i lirë.

“Modeli i frymëmarrjes gjatë stërvitjes ndryshon në mënyrë dramatike, më një rritje të jashtëzakonshme të ventilimit dhe atij alveolar në veçanti. Atletët profesionistë janë veçanërisht të ekspozuar (shumë më tepër se individët e popullatës së zakonshme) për shkak të praktikës së tyre të shpeshtë të stërvitjes ekstreme dhe afatgjatë.”-shprehen autorët.

Studiuesit shprehen se ‘mushkëritë ideale’ të sportistëve, edhe pse ndihmojnë në kushte normale, favorizojnë ndjeshëm thithjen e agjentëve infektivë.

“Jo rastësisht, një pjesë e madhe e futbollistëve profesionistë shprehën se kishin ethe, kollë të thatë menjëherë pas, ose disa orë pas ndeshjes së tyre të fundit zyrtare”.

Autorët gjithashtu kanë shprehur rrezikun e përhapjes së virusit gjatë një ndeshje: ‘Në sportet kur shumë atletë janë në kontakt të ngushtë, siç janë sportet në ekip ose maratona, të njëjtat grimca kanë shanse të mëdha për t’u thithur nga atletët e tjerë, duke lehtësuar transmetimin viral’