Ja kush e shkakton erën e keqe të gojës

Ja kush e shkakton erën e keqe të gojës

958
0

screenshot_2-64

Era e pakëndshme në gojë mund të krijojë shumë probleme. Për shkak të saj mund të vuani madje edhe jetën shoqërore dhe komunikimin në përgjithësi.

Dora në gojë nuk është zgjidhja. Zgjidhje mbase është të zbulosh cilët janë shkaktarët e erës së keqe. Uji për shpëlarje të gojës Besoni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, edhe pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri.

Në të vërtetë ai herë-herë përmban alkool, ndërkaq alkooli than gavrën e gojës, gjë që mund të shkaktojë erën e këndshme. Hundët e mbyllura Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e jargëve. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve, të cilat shpesh shkaktojnë erën e keqe.

Ëmbëlsirat Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat. Proteina të tepërta, tepër shumë hidrokarbure Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.