Kuvendi miratoi me 100 vota pro rezolutën e propozuar nga Partia Socialiste kundër dekretit të Presidentit Ilir Meta që anulonte zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
- Kundër rezolutës votuan deputetët Lefter Maliqi, Eugen Bojaxhi, Enver Roshi, Artur Roshi, Klajd Qama, Elda Hoti, që i përkasin asaj që quhet “opozita e re” dhe socialisti Gjetan Gjetani.
Sikundër mësohet vendimi i deputetëve të opozitës së re, të grupuar në grupe parlamentare, por edhe të pavarur ishte që të abstenohej.
Por duket se një takim i Taulant Ballës, kreut të deputetëve të PS-së, ka bindur shumicën e “opozitarëve të rinj” të drejtuar nga Ralf Gjoni dhe Rudina Hajdari, që të bashkojnë votat me Rilindjen e Ramës.