Ja cila eshte shpresa e vetme për t’ia hedhur koronavirusit!

Ja cila eshte shpresa e vetme për t’ia hedhur koronavirusit!

474
0

Testi i antitrupave, shpresa e sotme për t’ia hedhur koronavirusit

Prania e antitrupave në sistemin imunitar të njeriut tregon se ai është ekspozuar ndaj virusit dhe ka zhvilluar antitrupa kundër tij, që do të thotë se ai person ka imunitet. Megjithatë, ekspertët nuk janë të sigurtë se sa i fortë mund të jetë ky imunitet dhe se sa kohë do të zgjatë

Ndërkohë që të gjitha vendet e botës duan të dinë se kur do të marrin fund masat e distancimit social dhe qëndrimi në shtëpi, ekspertët shpresojnë se anti-trupat mund të ofrojnë një zgjidhje për këtë.

Testet për anti-trupa nuk kanë si qëllim që të diagnostikojnë një infeksion aktiv të koronavirusit, por ka si qëllim që të kontrollojë proteinat në sistemin imunitar, të njohur si antitrupa, me anë të një kampioni gjaku.

Siç raporton noa.al duke cituar sot rrjetin amerikan CNN, prania e tyre në sistemin imunitar të njeriut tregon se ai është ekspozuar ndaj virusit dhe ka zhvilluar antitrupa kundër tij, që do të thotë se ai person ka imunitet.

Megjithatë, ekspertët deri tani nuk janë të sigurt se sa i fortë mund të jetë ky imunitet dhe se sa kohë do të zgjatë. /noa.al/