Pas përfundimit të dy ndeshjeve të fundit në raundit 1/16-ave, të cilat u luajtën mbrëmjen e djeshme, ku u kualifikuan Barça dhe Bayern Munich pasi mposhtën Napolin dhe Chelsean, ne tashmë dimë dhe tabelën e Finalit që do të zhvillohet nga 12 gusht.
Në mbrëmjen e djeshmee janë mbyllur edhe dy takimet e fundit për të pasur tërësisht të qartë idenë e çerekfinalisteve të këtij kompeticioni.
Ndeshja më e fortë dhe që pritet me padurim mbetet ajo mes Barcelonës dhe Bajernit të Mynihut. Nga ana tjetër është Manchester Cityn që ndeshet me Lionin, surprizën e Francës që eliminoi Juventusin. Ndërkohë më herët është përcaktuar përballja Atalanta-PSG dhe Leipzig-Atletiko. Sa i përket rrugëtimit në gjysmëfinale, fituesja e çiftit Manchester City-Lyon do të përballet me fituesen e çiftit Barcelona-Bajern, për të zbardhur kështu edhe sezonin 2019-2020.
Do të fillojë me takimin midis Atalanta dhe PSG. Turneu do të mbahet deri më 23 gusht, ditën e finales. Për kujtesë, të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Lisbonë.