Që prej kur ekziston çamçakëzi, pasi që ta kemi përtypur për sa gjatë dëshirojmë, ne e hedhim në shportë mbeturinash. Mirëpo, a është kjo gjë më të vërtetë e nevojshme? Çka ndodh nëse e përtypim çamçakëzin?
Çamçakëzi përtypet si ushqim, ka sheqer dhe aromatizues si ushqim, e ka shijen si ushqim, megjithatë nuk është ushqim. Çamçakëzi madje nuk është as ëmbëlsirë, pasi që ëmbëlsirat gëlltiten
Pra, është thjesht gomë. Çamçakëzët në fillim janë bërë nga bitumi natyral, para se më pastaj të fillonte të përdorej edhe goma sintetike. Mirëpo, të gjithë këta përbërës, qofshin ata natyralë apo sintetikë, e kanë një të përbashkët: ne nuk mund t’i tretim.
Trupi ynë nuk prodhon asnjë lloj kemikaleje, që mund ta tretë çamçakëzin. Pra, trupi ynë nuk mund t’i tretë çamçakëzët, mirëpo kjo nuk do të thotë që ai mbetet në trup, pasi që, sikur ushqimet tjera, të cilave u nxirren lëndët ushqyese, edhe çamçakëzi nxirret jashtë trupin nëpërmjet jashtëqitjeve. /kosovarja/