A e dini pse noti është sporti më i miri në aspektin shëndetësor? Sepse sjell shumë përfitime shëndetësore të cilat jua ndryshojnë jetën në mënyrë pozitive.
Noti është një mënyrë e shkëlqyeshme për ta ushtruar tërë trupin dhe sistemin kardiovaskular dhe djegë shumë kalori pa ndikuar keq në eshtra dhe nyej.
Të gjitha grupmoshat mund t’i gëzojnë efektet shëndetësore të notit, pa pasur nevojë për pajisje të shtrenjta, por vetëm një pishinë të brendshme në lagjen ku jetojnë – njësoj sikurse në Linda Premium Residence ku banorët do ta kenë pishinën e brendshme afër banesës së tyre.
Sidoqoftë, këto janë disa prej përfitimeve shëndetësore që i sjell noti:
– E rritë definimin e muskujve dhe forcën
– E zvogëlon stresin dhe depresionin
– Është i sigurt gjatë shtatzënisë
– Ndihmon në humbjen e peshës
– Jua shkëlqen lëkurën
– E përmirëson kapacitetin e mushkërive
– Ndihmon tejet shumë në shëndet të mirë të zemrës.
Ndonëse shumica bëjnë not vetëm gjatë stinës së verës, banorët e kompleksit banesor Linda Premium Residence, që po jetësohet nga Al Trade Center, do ta kenë mundësinë që gjatë tërë vitit ta praktikojnë këtë sport, pasi që do të kenë pishinë të brendshme afër banesës së tyre me të gjitha standardet botërore!