“Ismail Qemali është një sharlatan…”, çfarë i tha Esat Pasha korrespondentit të...

“Ismail Qemali është një sharlatan…”, çfarë i tha Esat Pasha korrespondentit të “Berliner Tageblatt” më 1914

583
0

 

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 1 qershorit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me intervistën e Esat Pashë Toptanit me korrespondentin e “Berliner Tageblatt” në Romë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Berlin, 31 maj. (Me telefon, nëpërmjet korrespondentit tonë special).

 

Dje, në Romë, korrespondenti i “Berliner Tageblatt” pati një konferencë me Esat Pashën.

 

 

Esat Pasha tregoi një optimizëm të madh. Ai deklaroi se nuk kishte dyshim se Mbreti i Shqipërisë do të ishte një sovran i drejtë dhe i mirë për popullin. Sa për rikthimin e tij në Shqipëri, ai tha se do të bënte atë që dëshiron mbreti.

 

Esat Pasha tha gjithashtu se agjentët austriakë, për të cilët flet shtypi italian, nuk janë të panjohur për të, dhe shtoi se Qemal beu, i cili është rikthyer pikërisht në Shqipëri, është një sharlatan që fajësohet nga e gjithë Evropa.

 

Esat Pasha duket mjaft i sigurt për të ardhmen e Shqipërisë. Të paktën, ai nuk tregohet i shqetësuar./darsiani.com