Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin...

Ismail Kadare feston sot 84-vjetorin, gjeniu i letrave shqipe ripropozohet për çmimin “Nobel”

419
0

Gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Kadare ka lindur në Gjirokastër më 28 janar 1936 dhe është një ndër shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë. Ai është nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi, ndërsa edhe në këtë përvjetor Akademia e Shkencave e ka ripropozuar për këtë çmim. Me letërsi nisi të merrej që kur ishte i ri, ndërsa veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. Ai është i martuar me shkrimtaren Helena Kadare, ndërsa ndanë jetën mes Francës dhe Shqipërisë.