Një ngjarje e pazakontë është shënuar ditën e sotme në qytetin e Divjakës, ku makina e një nuseje është aksidentuar.
Në spitalin e qytetit ka mbërritur një nuse, e cila ishte duke shkuar për në zonën e pyllit për të realizuar disa foto për t’i pasur kujtim në ditën e saj të veçantë.
Edhe pse dita nuk i ka nisur shumë mirë, fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur viktima dhe pasagjerët kanë “shpëtuar” me lëndime të vogla.