Ish-Misi i Kosovës bëhet pastruese (FOTO)

Ish-Misi i Kosovës bëhet pastruese (FOTO)

1553
0

Ditën e sotme në Kosovë ka nisur pastrimi i Banjës së Istogut, kjo në kuadër të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”.

Pas shumë qyteteve të tjera, kjo iniciativë mbyllet në Istog për këtë sezon, ndërsa vazhdon përsëri në shtator, njofton Klan Kosova.

Në banjë janë hequr rreth 46 qese mbeturinash  nga një punë vullnetare, në të cilën kanë marrë pjesë banorët, por edhe prezantuesja dhe ish-Misi i Kosovës, Arbnora Ademaj, e cila nuk ka munguar asnjëherë në këtë iniciativë, duke dhënë një shembull të mirë edhe për “VIP”-at e tjerë.

Dikur dominuese në spektakle të bukurisë, me kurorat si “Miss Kosova 2007” dhe shoqëruesja e dytë në “Miss Globe Internacional” më 2009, si dhe prezantuese, Arbnora sot po jep vlerat e saj edhe si qytetare e Kosovës.

pastruese2