INSTAT publikon shifrat e dhjetorit, shqiptarët kanë konsumuar MË PAK se një...

INSTAT publikon shifrat e dhjetorit, shqiptarët kanë konsumuar MË PAK se një vit më parë (SHIFRAT- TABELAT)

378
0

 

Shqiptarët kanë konsumuar më pak gjatë fundvitit se një vit më parë.

 

Instituti i Statistikave publikon raportin e konsumit për muajin dhjetor 2019. Nga krahasimi i shifrave me një vit më parë, rezulton se këtë vit shqiptarët kanë konsumuar më pak.

 

Referuar të dhënave, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2019 është 1,1 %, ndryshe nga një vit më parë, ku dhjetori kishte një ndryshim prej 1.8%.

 

Alban Zusi, kryetar i Industrisë Ushqimore, sqaron se rënia e indeksit të çmimeve në dhjetor, vjen për shkak të rënies së kërkesës.

 

“Kjo tregon se tregu ka një problem, tregu po vuan për shkak të dobësimit të kërkesës, për shkak të dobësimit të fuqisë blerëse. Ishte e pritshme rritja e çmimeve, madje madje bizneset për ta suportuar, sepse me 14% është rritur çmimi i produkteve primare, por kur shkon deri në produkt të transformuar deri tek konsumatori, rritja shkon duke u zgjeruar”, tha Zusi.

 

Më poshtë tabelat me shifrat e INSTAT:

 

Screenshot_5.jpg

 

 

Screenshot_6.jpg

 

Screenshot_7.jpg

 

Screenshot_8.jpg