Iniciativat e dialogut nuk rreshtin, ajo e ish sekretarit të shtetit Henri...

Iniciativat e dialogut nuk rreshtin, ajo e ish sekretarit të shtetit Henri Kissinger një shembull për t’u mbështetur

206
0

Nga Artur Nura

 

Në vazhdimin i shkrimeve mbi iniciativat diplomatike për dialogun Rusi – Ukrainë dhe mundësinë e dhënies fund të luftës së përgjakshme, realizuar nga I dërguari i posaçëm i presidentit kinez Xi Jinping, ambasadorit Li Hui që mbetet nga tentativat serioze për paqe, duket se edhe në kampin tjetër gjeopolitik perëndimor ka frymë dialogu, por akoma jo me mbështetje presidenciale në SHBA-së.

Besoj se interesat e pushtetarëve të sotëm to plotëfuqishëm të botës duket se përpara vetëm një personi si Henry Kissinger eklipsohen nga qartësia e mendimeve dhe alternativave që ky njeri tashmë 100 vjeçar ruan një mëndje të mprehtë dhe të kthjellët për të cilën bota sot ka më shumë se kurrë nevojë!

Kissinger është shfaqur në vëmendje të opinionit botëror me disa vështirësi në ecje nga problemet shëndetësore, kujtojmë këtu se sipas Mediave, ish-sekretari amerikan i shtetit: në korrik të 2014-ës, në moshën 91-vjeçare, iu nënshtrua një operacioni në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës. Dy operacione të tjera kardiovaskulare kishin ndodhur më parë, një bypass i trefishtë koronar dhe një angioplastikë, e kanë “mundur” deri diku atë fizikisht, por kurrësesi kthjelltësinë e mendjes së tij.  Vitin e kaluar Kissinger botoi një vëllim të ri 500 faqesh, “Udhëheqja: Gjashtë Studime në Strategjinë Botërore” kushtuar gjashtë krerëve të shteteve ose qeverive të viteve 1900: Adenauer, de Gaulle, Nixon, Margaret Thatcher, egjiptiani Sadat dhe Lee Kwan Yew (Singapore). Gjashtë liderë me të cilët Kissinger ka pasur mundësinë të ndërveprojë apo të bashkëpunojë, të cilat tregohen përmes portreteve të papublikuara.  Në vitet 1970 Kissingerin e panë si një protagonist të politikës ndërkombëtare, fillimisht Këshilltar i Sigurisë Kombëtare dhe më pas Sekretar i Shtetit, i presidentëve Richard Nixon dhe Gerard Ford, sot në 2023 Henry Kissinger thotë se, Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë vetëm pesë deri në dhjetë vjet për të shmangur Luftën e Tretë Botërore.   Kështu qe Ai duket se është gati edhe sot të bëjë negociata me njerëzit më të fuqishëm të botës për të shmagur njerëzimin nga lufta dhe dhuna dhe shtyrë atë drejt dialogut dhe zgjidhjeve racionale në favor të të gjithëve.

In this photo provided by the Ukrainian Foreign Ministry Press Office, Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba, center left, and Li Hui, Chinese envoy, center right, during their talks in Kyiv, Ukraine, Wednesday, May 17, 2023. (Ukrainian Foreign Ministry Press Office via AP)

Situata globale sot

 

Së fundi një takim midis shefave të mbrojtjes të SHBA dhe Kinës gjatë Dialogut Shangri-La në Singapor, ka dështuar sepse kërkesën amerikane një muaj më parë, Kina e kish refuzuar, sipas Pekinit për shkak të veprimtarisë provokuese të ushtrisë amerikane. Palët sigurisht nuk ndajnë opinione të njëjta për veprimtaritë e tyre ushtarake, ndaj më shumë se kurrë nevojitet që të kalohet në nivelin e politikës së jashtme dhe jo të mbrojtjes dhe, duket se ish sekretari Kissinger mund ta realizojë këtë ndërmjetësim.  Kriza ushtarake që ka nisur në Ukrainë që nga shkurti i vitit të kaluar është gati të arrijë një pikë kthese dhe qeveritë e Rusisë dhe Ukrainës ka të ngjarë të hyjnë në “negociatat reale” deri në fund të këtij viti. Ky është parashikimi i ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Henry Kissinger, gjatë një interviste dhënë televizionit “CBSNews”.  “Tani që Kina ka marrë një rol negociator, (situata) do të vijë në krye. Mendoj se deri në fund të vitit do të diskutojmë proceset negociuese dhe do të kemi edhe negociata aktuale” – ka thënë gjatë intervistës, Kissinger ku deklaroi se do të ishte i gatshëm të fliste personalisht me presidentin rus Vladimir Putin, nëse ai merr një kërkesë për këtë nga administrata presidenciale amerikane.

 

Raporti i Kissinger me krizat Globale

 

Tashmë vitin e kaluar Kissinger kishte kërkuar një zgjidhje të negociuar për konfliktin në Ukrainë, duke paralajmëruar se do të ishte e vështirë që një zgjidhje e tillë të përfshinte një rikthim të plotë të territoreve të pushtuara aktualisht nga forcat ruse.  Ish sekretari I departamentit të shtetit USA në një intervistë bërë virale në internet me milionë shikime thotë se një kërkese të presidentit Joe Biden për të negociuar me Kinën dhe presidentin Xi Jinping ai ishte i gatshëm ti hypte avionit dhe të fillonte këto negociata si në Moskë ashtu edhe në Pekin.

Pra edhe sot që Pekini dhe Uashingtoni po sfidojnë njëri-tjetrin në fusha të ndryshme në atë që duket për të gjitha qëllimet si një Luftë te re te Ftohtë, Kissinger nuk e mohon atë pikë kthese historike në marrëdhëniet me gjigantin aziatik, por shpreson që sot, si atëherë , do të bëhet gjithçka që është e mundur për të shmangur një konflikt mes dy superfuqive. Shembulli më i spikatur vjen nga e njëjta përvojë e vete ish-sekretarit të shtetit gjate gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, i cili gjithashtu hyri në histori për hapjen e Shteteve te Bashkuara ndaj Republikës Popullore të Kinës me një nga misionet e saj më të rëndësishme kundrejt një kundërshtari strategjik.

Muajin e kaluar, shtypi amerikan raportoi se presidenti francez, Emmanuel Macron, synon t’i paraqesë Kinës një propozim negociues i cili, sipas Parisit, mund të çojë në ndërprerjen e armiqësive midis Rusisë dhe Ukrainës dhe Europa duket po merr rol të pavarur kundrejt një bote dinamike.

 

Duket se tashmë opinioni mbarë ndërkombëtar që dëshiron Paqe në botë pret që Presidenti Joe Biden të komunikojë me ish sekretarin e shtetit Henry Kissinger ashtu siç Presidenti kinez Xi Jinping bëri me ambasadorin Li Hui, e vice versa dhe diplomacia të triunfojë në botë e qe të gjithë të dalin të fituar.

 

Utopi është kjo? Unë besoj se çdo gazetar do të duhet të shkruajë për diplomacinë dhe mundësinë që ajo ofron si alternative e sfidave komplekse globale dhe një gjë e tillë sigurisht ndihmon… /CRI.CN