Tre vëllezër dhe xhaxhai i një 12-vjeçareje janë arrestuar në Indi, me akuzën se kanë përdhunuar, mbytur dhe i kanë prerë kokën të miturës.
Lajmin e bën të ditur Hindustan Times, që shkruan se ngjarja tronditëse ka ndodhur në Sagar në shtetin e Madhya Pradesh.
Edhe një teze e viktimës ka përfunduar në pranga me akuzën se është përpjekur të fsheh krimin, duke akuzuar për krimin një fqinj.
Ky nuk është rasti i parë që një minorene përdhunohet dhe vritet në Indi.