Një incident aspak i hijshëm ka ndodhur në një ndeshje të Superligës turke.
Teksa po luhej sfida mes Galatasarayt dhe Giresunspor, dy futbollistë të ekipit të “gallatës” konfliktohen mes tyre, me sherrin që degjeneroi deri në përdorimin e grushteve. Ishte minuta e 62-të e takimit, kur mbrojtësi Brazilian Marcao nisi të zihej me mesfushorin Akturgoklu. Braziliani fillimisht e goditi me kokë shokun e skuadrës, pastaj edhe e grushtoi.
U desh që bashkëlojtarët tjerë të tyre te Galatasaray të ndërhynin që sherri mos të bëhej më i madh mes dy futbollistëve.
Por gjyqtari kryesor pasi e rishikoi këtë episod në VAR, vendosi që ta përjashtoj me karton të kuq mbrojtësin brazilian.Trajneri i Galatasaray, Fatih Terim e zëvendësoi menjëherë edhe mesfushorin Kerem Akturkoglu pas zënkës që kishte me brazilianin.
Sa i përket sfidës, Galatasaray fitoi 2-0 ndaj ekipit kundërshtar, duke e nisur “mbarë” kampionatin e ri.