Inaugurohet xhamia e Namazgjasë, Rama dhe Erdogan presin shiritin. Kryeministri: Nyjë e...

Inaugurohet xhamia e Namazgjasë, Rama dhe Erdogan presin shiritin. Kryeministri: Nyjë e pazgjidhshme mes dy popujve! Presidenti turk: Simbol i vëllazërisë!

52
0

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan kanë inauguruar zyrtarisht xhaminë e Namazgjasë në Tiranë. Të dy liderët, të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, Linda Rama dhe Emine Erdogan kanë prerë shirtin në shenjë simbolike të inaugurimit të këtij objekti.

Xhamia e Namazgjasë u inaugurua ditën e sotme, teksa kreu i shtetit turk erdhi në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Me hapjen e saj xhamia e Namazgjasë është objekti më i madh i këtij lloji në rajonin e Ballkanit, duke zënë një hapësirë prej 10 mijë metrash katrorë.

Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit, kryeministri Edi Rama vlerësoi rolin e presidentit turk “për ndërtimin e këtij tempulli që sipas tij do të jetë një nyjë për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve”.“Faleminderit dhe mirënjohje president i Turqisë miku im. Në këtë shtëpinë tonë të vogël ku ka banesa të shumta për përkushtimin tënd vëllazëror duke u bërë thirrje zëri i tyre. I dha myslimanëve mjetet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë. E cila do flasë për lidhjen e pazgjidhshme mes dy popujve“, tha Rama.Nga ana tjetwr, kreu i shtetit turk, Erdogan e quajti simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes Shqipërisë e Turqisë Xhaminë e Namazgjasë e cila është më e madhja në Ballkan.“Xhamia e Namazgjasë do të jetë simbol të miqësisë vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti, adhurimi por është menduar multifunksionale që do i shërbejë besimtarëve në çdo aspekt, duke e menduar si një kompleks social ku brenda saj ka sallën e konferencës, bibliotekën dhe dhoma studimi dhe ashensorë për të gjithë ata që janë me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë nën moton e muzeut të bashkëjetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brenda kompleksit të xhamisë”, tha Erdogan.