IKMT kallëzon në Prokurori kryetaren e Bashkisë së PS dhe 2 zyrtarë...

IKMT kallëzon në Prokurori kryetaren e Bashkisë së PS dhe 2 zyrtarë të tjerë (EMRAT)

468
0

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) kallëzon në Prokurori kryetaren e PS në bashkinë Sarandë, Floriana Koka. IKMT ka kallëzuar edhe ish kreun e bashkisë Sarandë, Edmond Gjoka si dhe ish shefin e urbanistikës Panajot Gunari. Zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumentave. Ata kanë lejuar sipas IKMT ndërtime të paligjshme pranë Kanalit të Cukës,  Sarandë.