Igli Tare e zbuloi në fshatrat e Brazilit, tani e kërkon Barça...

Igli Tare e zbuloi në fshatrat e Brazilit, tani e kërkon Barça për 30 milionë euro

543
0

Sezoni i shkëlqyeshëm i Lazio deri kur u ndal gjithçka nga “Coronavirus” ka nxjerrë në pah mjaft lojtarë bardhekaltër. Ata janë ndër më të kërkuarit në futbollin europian tashmë.

Përveç Luis Alberto, Correa, Milinkovic-Savic dhe Immobile, një nga më të spikaturit e skuadrës së Simone Inzaghi është padyshim Luiz Felipe.

Mbrojtësi brazilian, në fakt, është shumë i dashur për Barcelonën, ei cila kishte ndjekur De Ligt për një kohë të gjatë në këtë rol, deri verën e kaluar, kur holandezi zgjodhi Juventusin.

Luiz Felipe, sipas “Gazzetta dello Sport”, është pra në listën e blerjeve Blaugrana, aq sa klubi katalanas do të ishte gati të ofronte të paktën 30 milionë euro për ta rrëmbyer atë nga Lazio.