Zlatan Ibrahimovic ka shënuar golin e 500 ndaj Crotones në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.
39-vjeçari ka arritur kuotën e 500 golave në karrierën e tij si futbollist në nivelin e klubeve. Suedezi ka shkëlqyer këtë sezon me “Rossonerët” ku ka shënuar 13 herë në 11 paraqitje, por dëmtimi e la jashtë fushave të blerta për dy muaj e gjysmë.
Me një fitore të mundshme ndaj kalabrezëve, Milani do të ngjitej sërish në vendin e parë.