Një i ri nga qyteti i Gjilanit ka hequr pallton e tij për të mbuluar një lypës që po rrinte ulur në rrugë mes shiut.
I riu nuk ka nguruar të heqë pallton e tij për t’i dhënë sado pak ngrohtësi lypësit. Sipas mediave në
Kosovë, ai e ndihmoi të moshuarin të vishej e të mbulohej.
Gjeste të tilla padyshim që nuk i shohim çdo ditë dhe atëherë kur ndodhin, meritojnë vëmendjen dhe reflektimin tonë.