I mbijetuan tërmetit, vogëlushët takojnë Ronaldon dhe Buffon

I mbijetuan tërmetit, vogëlushët takojnë Ronaldon dhe Buffon

477
0

Dy fëmijë të prekur nga tragjedia e tërmetit të 26 nëntorit kanë takuar sot idhujt e tyre të futbollit, Cristiano Ronaldon dhe Gianluigi Buffon.

Takimi ishte organizuar nga kryeministri Rama i cili gjatë takimit i tregoi dy futbollistëve historinë se si dy vogëlushët Aureli dhe Alesio, 8 dhe 10 vjeç, ja dolën të shpëtojnë pasi u hodhën nga ballkoni.

Dy të mbijetuarit e pallatit të shembur në Thumanë morën sot një surprizë e cila mund ti ngushëllojë sado pak nga trauma e përjetuar nga tërmeti. /Opinion.al