I maskuar si 81-vjeçar dhe me karrige me rrota, i riu nuk...

I maskuar si 81-vjeçar dhe me karrige me rrota, i riu nuk i shpëton policisë kapet mat në fluturimin drejt SHBA-së

422
0

Një i ri indian i maskuar si një 81-vjeçar është kapur duke hipur në një aeroplan që po udhëtonte drejt New York me pasaportë të rreme.

32-vjeçari Jayesh Patel, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi në New Delhi të dielën.

Me mjekër të bardhë të lyer dhe syze të mëdha optike, Patel arriti të kalonte kontrollet fillestare të sigurisë në një karrige me rrota.

Por jo të gjithë zyrtarët u mashtruan nga ai.

“Padyshim që nuk ishte 80-vjeç. Lëkura e tij ngjante me atë të një personi të ri,”-tha për CNN një zëdhënës i Central Industrial Security Force (CISF).

Gjatë kontrollit të fundit të sigurisë, u ngritën dyshimet pasi Patel nuk pranoi të kontrollohej, duke pretenduar se ishte shumë i moshuar për të qëndruar në këmbë.

Kur u pyet për dokumentacionin, ai dorëzoi një pasaportë me emrin Amrik Singh, i lindur më 1 shkurt 1938 në Delhi.

“Pamja dhe lëkura e pasagjerit dukeshin se ishin shumë më të reja sesa pamja në pasaportë,”-tha zëdhënësi i CISF.

Gjatë marrjes në pyetje, 32-vjeçari rrëfeu se ishte maskuar si person i moshuar dhe pasaporta ishte falso.

Patel u arrestua dhe iu dorëzua autoriteteve të imigracionit ndërsa po zhvillohet një hetim.

Policia indiane tha se Patel, nga shteti i Gujarat, punësoi një agjent që i premtoi një pasaportë dhe një vizë amerikane.

Agjenti i rregulloi pamjen e jashtme dhe veshjen, një tunikë dhe çallmë e bardhë, në një dhomë hoteli në Delhi.

“Ai po planifikonte të shkonte në SHBA për një vend pune,”-tha polici Sanjay Bhatia.