26-vjeçari Ladjen Kadilli i shpallur prej vitesh në kërkim për tentativë për vrasje ka rënë në prangat e policisë. Ai u kap në Unazën e Re, në të njëjtën zonë ku ai ka plagosur në këmbë Gentian Rahmanin. Kadilli rezulton me disa precedentë penale. I riu është i përfshirë edhe në disa plagosje në Durrës. Gjate kontrollit fizik policia i gjeti në makine një armë zjarri tip pistolete Makarov, e cila ishte gati për qitje (me fishek ne fole).