I fali gjithçka Henri Çilit, arrestohet edhe Adil Aliko/ Biznesmeni nga Lazarati...

I fali gjithçka Henri Çilit, arrestohet edhe Adil Aliko/ Biznesmeni nga Lazarati dha 750 mijë euro për të liruar djemtë nga burgu

1058
0

GJIROKASTER- Adil Aliko, babai i Alban dhe Arbion Alikos, i njohur në Gjirokastër si një biznesmen me lidhje të ngushta politike me të dy kampet, PS e PD, është arrestuar. Pas prangosjes së pronarit dhe botuesit të Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili, edhe Aliko është prangosur nga Policia e Gjirokastrës, për akuzën e korrupsionit, dhe ndikimit të paligjshëm.

 

Aliko, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Jo më larg se një vit më parë, ai u ndalua pasi, bashkëshortja e tij, R.P, e denoncoi atë për dhunë. Gjithashtu, Aliko, është pronar i disa kompanive në Gjirokastër.

 

Bizneset e Adilit

Me një aktivitet të zgjeruar në fushën e peshkimit, ndërtimit, hidrocentraleve, produkteve industriale e bujqësore, ai është arrestuar tashmë si pjesë e skemës së ndikimit të paligjshëm mbi drejtësinë.

 

Më herët, Dosja.al, zbardhi detaje nga dosja hetimore, sesi Adil Aliko në bashkëpunim me Gazmend Ajdinajn, e Sait Fishtën, dha 750 mijë euro cash dhe prona për të liruar nga burgu dy djemtë e tij, të dënuar me vrasjen e Ibrahim Bashës.

 

Bizneset e Adil Alikos

Dosja.al ka zbuluar ekskluzivisht, se është arrestuar gjatë natës, pronari i UET, Henri Çili, shoferi i tij, avokati Ilir Korbi, biznesmeni Sait Fishta dhe 8 persona të tjerë. Të arrestuarit akuzohen se kanë ndikuar tek gjyqtarët për të liruar bandën e Lazaratit. Ndaj Çilit rëndojnë akuzat për korrupsion, ushtrim të ndikimit të paligjshëm, falsifikim të dokumenteve dhe shpërdorim detyre.