Hygerta Sako do të moderojë tre emisione në TVSH. Ajo ka treguar disa ‘sekrete’ për karrierën e saj, duke na njohur me emisionet që do të moderojë në TVSH për sezonin e ardhshëm televiziv.
Në një intervistë për Pamorama Plus, moderatorja Hygerta Sako është treguar e hapur dhe ka folur për ndjenjën e konkurencës dhe programin e ri televiziv që do të startojë së shpejti.
Lidhur me konkurencën mes kolegëve ajo është shprehur: Konkurrenca sjell veç progres. Të bën të etur, të bësh më shumë e të kërkosh më shumë nga profesioni yt. Unë s’kam pse ndihem e rrezikuar, në momentin që jam profesioniste dhe punoj në një kanal profesionist.
Por, ndryshe nga viti i kaluar, përveç emisioneve sportive, Hygerta Sakos i është besuar një projekt i ri televiziv, për të cilin duket se po punojnë ende.
“Do të vazhdoj të moderoj emisionet “Rubrika Sportive” dhe “Ëndërr Kuq e Zi”, por edhe një program të ri në TVSH, ideja për të cilin ende nuk është kristalistalizuarstalizuar,”- është shprehur Hygerta Sako për Panorama Plus.