Horoskopi për ditën e sotme, 14 tetor 2019

Horoskopi për ditën e sotme, 14 tetor 2019

441
0

 

Dashi

Një ndarje e përkohshme nga partneri/partnerja juaj do t’ju bëjë të përjetoni ndenja të ndryshme. Mund të keni nevojë për pak kohë për veten, por nga ana tjetër do të ndjeni edhe mall për të. Kjo ndjesi do t’ju bëjë konfuz, por gjithsesi do të ishte mirë të relaksoheshit dhe të merrnit një vendim me qetësi.

Demi

Kjo e hënë mund të jetë një nga ato ditë kur nuk do të keni dëshirë të bëni asgjë. Megjithatë, mos e nxisni veten përtej kufijve. Veproni si të ndiheni më mirë dhe mos u ndjeni fajtor për këtë, pasi të gjithë mund të përjetojnë ditë si këto.

Binjakët

Ndjenjat tuaja mund t’ju duken të paktueshme sot. Mund të keni vështirësi të përqendroheni tek librat dhe mendja juaj mund të endet gjatë ligjëratave ose meditimeve. Megjithatë një bisedë me mikun/miken tuaj të ngushtë mund të hedhë dritë mbi paqartësitë.

Gaforrja

Nëse vërtet keni dëshirë të investoni në një projekt mjaft të rëndësishëm, mos hezitoni. Ka gjasa që përpjekjet tuaja të të çojnë aty ku ju doni. Gjithashtu, ekziston mundësia e një vendi të ri pune ose ngritje në detyrë në punën tuaj aktuale.

Luani

Ka gjasa që partneri/partnerja juaj të jetë mjaft i përfshirë në biznes kohët e fundit. Kjo mund të çojë në shmangien e vëmendjes ndaj jush. Megjithatë bëni durim, pasi mund të jetë thjesht e përkohshme dhe gjithçka të kthehet si më parë shumë shpejt.

Virgjëresha

Do të ndiheni të fortë, të shëndetshëm dhe energjik. Mund t’ju besohet një detyrë mjaft e vështirë, e cila duhej të ndahej mes tre personave. Megjithatë, bëni kujdes. Mos merrni përsipër përgjegjësi, të cilat nuk do të mund t’i përballoni plotësisht.

Peshorja

Sot mund të fiksoheni pas romancës. Do të doni që të keni të gjithë vëmendjen e partnerit/partneres suaj. Në fakt, fati do t’ju buzëqeshë, pasi ai ajo ka menduar një ditë mjaft të veçantë për ju.

Akrepi

Shtëpia do të jetë vendi juaj i lumturisë sot në mbrëmje. Ushqimi i mirë dhe bisedat e gjalla do të krijojnë një atmosferë mjaft të këndshme në familjen tuaj. Ndërsa sa i përket anës profesionale, bëni kujdes me fjalët gjatë ditës pasi ekziston mundësia të debatoni me një prej kolegëve tuaj.

Shigjetari

Mund të kaloni një ditë të lodhshme në punë, por e rëndësishme është që do t’ia dalësh mbanë. Megjithatë, rekomandohet të jeni aktiv edhe në shtëpi, pasi familjarët nuk do të hezitojnë të shprehin kritika ndaj jush.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje mund të përjetojnë një kthesë në anën ekonomike, çfarë do t’ju kënaqë pamasë. Megjithatë bëni kujdes me blerjet, duke mos kaluar parashikimet tuaja. Do të keni një ditë përgjithësisht të ngarkuar dhe duhet të jeni të fokusuar.

Ujori

Diçka e mrekullueshme po ndodh me ju, e cila dikur ishte thjesht një fantazi. Do të përpiqeni t’i jepni kuptim gjithçkaje duke e kthyer në realitet. Shijojeni pafund këtë moment, pasi nuk ndodh shpesh.

Peshqit

Mund të shqetësoheni nga fjalët që mund të dëgjoni rreth jush. Do të ishte mirë të mos përfshiheshit, pasi shanset për t’u konfliktuar janë të mëdha. Do të kaloni një mbrëmje të qetë nën praninë e miqve tuaj.