HOROSKOPI MUJOR, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë DHJETORIT

HOROSKOPI MUJOR, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për të gjitha shenjat gjatë DHJETORIT

444
0

DASHI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Gjatë nëntorit keni ndier një pasion të madh, të cilin e keni shprehur me anë të projekteve krijuese apo të disa gjërave të reja në shtrat. Ju jeni shenjë zjarri dhe të parët e zodiakut, ndaj arrini gjithmonë atë që doni. Nëse përpiqeni të komunikoni me qetësi dhe jo duke shpërthyer para të gjithëve, do t’ia dilni më kollaj. Kur Mërkuri, planeti i komunikimit të futet në Bricjap më 6 dhjetor, do të ndiheni më të sigurt, sidomos nga ana profesionale. Mos harroni, asnjë astrolog nuk ju premton para, por eprorët do t’ju dëgjojnë nëse kërkoni rritje rroge. Gjatë hënës së re në Binjakë më datë 7 do të realizoni një nismë që e doni prej kohësh. Dhjetori do të sjellë lajme më të mira. Yjet nuk do t’ju bekojnë vetëm në aspektin profesional. Falë ndikimit ë Venusit, do të gjeni ekuilibrin edhe në jetën sentimentale. Data 20 dhjetor do të shënjojë kulmin e suksesit me Jupiterin që futet në shenjën tuaj. Do të tregoheni më të dashur me veten dhe për rrjedhojë, edhe me të tjerët. Fundi i vitit do të jetë disi stresues për shkak të fluksit të festave, por po planifikoni diçka të bukur me miqtë dhe familjarët. Dita më e tensionuar do të jetë 23 dhjetori me hënën e re në Bricjap. Nëse keni një traumë që i përket së shkuarës, nuk do të bëni keq t’i drejtoheni një terapisti. Kujdesi për veten do t’ju dhurojë një qetësi shpirtërore që gjatë verës ju ka munguar.

 

DEMI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Hëna e re në fund të nëntorit nxiti një cikël të ri në jetën tuaj sentimentale. Për disa nga ju, solli fundit e një marrëdhënieje toksike dhe gëzimin e jetës si beqar. Për disa të tjerë, solli një intimitet më të madh me partnerë aktualë në lidhje të konsoliduara. Gjërat tanimë janë ashtu si duhet. Më datë 3 dhjetor, Venusi romantik përplaset me Neptunin dhe për pasojë, do të nxitë disi ankthin apo paranojën në lidhjen tuaj. Qëndroni më shumë me familjen. Nuk ka asgjë të keqe që të keni një ritëm të shpejtë jete dhe të punoni shumë, por pushimi është thelbësor për mirëqenien tuaj. Hëna e plotë në Binjakë më datë 7 dhjetor do të sjellë disi tension, sidomos në çështje që kanë lidhje me prona apo zotërimet tuaja. Javën e parë të muajit merruni vetëm me veten, sepse pas datës 9, do të jeni gati të arrini çfarë i keni vënë qëllim vetes, pa u kufizuar nga asgjë. Krijoni miqësi të shëndetshme, me të cilët ndani edhe çështje profesionale. Fundjavat do të jenë të bukura. Në datën 23 dhjetor do të reflektoni se çfarë keni arritur gjatë këtij cikli hënor. A jeni më të lumtur? Mos harroni se përbërësi magjik i një horoskopi jeni vetë ju. Hëna e re në Bricjap është shumë ambicioze në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të arrini gjithçka. Nëse keni probleme të lëna pezull nga e shkuara e hershme, gjeni një zgjidhje që 2023 të jetë një vit i lumtur. Ju presin vetëm gjëra të bukura përpara.

 

BINJAKËT

 

Universi ju ka ushtruar shumë presion kohët e fundit, sidomos gjatë nëntor, por dhjetori do të vërtetojë se ju mund t’ia dilni në gjithçka. Dielli do të kalojë në Shigjetar dhe ju do të pushtoheni nga emocione të ndryshme gjatë gjithë muajit. Për fat të mirë, të gjitha këto luhatje janë pjesë e procesit të rritjes suaj. Marsi, planeti i pasionit dhe konfliktit vazhdon të jetë në prapavijë. Fillimi i muaji do të nisë me ndonjë debat në rrethin tuaj profesional. Nëse i mbani mëri dikujt apo po lini një çështje të pazgjidhur, kjo gjë do t’ju mërzisë, sidomos gjatë 7 dhjetorit kur është edhe hëna e plotë. Muaji do të jetë i bukur, por kjo nuk do të thotë se do të jetë i qetë. Sido që të shkojë, jeni në një moment ku po zgjeroni rrethin tuaj social. Jupiteri, planeti i rritjes dhe aventurës do të ndikojë po ashtu në shtimin e të njohurve, ndjekësve “online” apo të profesionistëve që mbështesin nismat tuaja. Bëni kujdes, se jeni në fundin e një rruge dhe në nisjen drejt një tjetre. Mos kini frikë të shkëputeni nga diçka ku e keni mbyllur ciklin prej kohës. Mërkuri kalon në prapavijë në datën 29 dhjetor dhe do të përballeni me emocione disi të vështira, që le të themi s’keni dashur t’i pranoni. Më mirë përballuni me humbjet apo zhgënjimet, pasi kështu nis edhe procesi i shërimit.

 

GAFORRJA

 

Mirë se erdhët në dhjetor. Gjatë nëntorit, për shkak të hënës së re në Shigjetar, vendosët disa kufij dhe qëllimet tuaja për pjesën tjetër të vitit. Për ju është normale të ndiheni të ndiheni të stresuar gjatë periudhës së festave, por kur Neptuni të kalojë në Peshq, do t’i shikoni gjërat më me optimizëm. Pas datës 6 dhjetor, kur Mërkuri të kalojë në Bricjap do t’u thoni “Jo, faleminderit” atyre që nuk duroni dot dhe do të kaloni kohë vetëm me njerëzit që ju sjellin gëzim. Në fillim të muajit do t’i kushtoni më shumë rëndësi gjërave shpirtërore, fesë, letrave tarot, horoskopëve dhe do të ndiheni falënderues që po kaloni pak kohë me veten. I gjithë ky rrugëtim do t’ju ndihmojë të ndiheni më pranë familjarëve në periudhën e festave, gjatë së cilës s’do të ndiheni aspak vetëm. Hëna e re e 23 dhjetorit do të sjellë fillime të reja, ndaj të vetmuarit të presin dikë në jetën e tyre. Ata që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme, do ta shijojnë më shumë marrëdhënien me partnerët. Fundi i muajit do të karakterizohet për të gjitha shenja nga vonesat, nga mesazhe të papritura nga ish-partnerët dhe do të bëheni disi nostalgjikë.

 

LUANI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Muaji i kaluar u karakterizua nga një eklips kaotik, por përpos kësaj, vutë re një rritje të madhe në jetën sentimentale. Muaji do të vazhdojë po në këtë drejtim, pasi Neptuni kalon në shenjën e Peshqve. Mos harroni, ju jeni felinët madhështorë të zodiakut dhe keni nevojë që t’ju llastojnë shumë. Në këtë periudhë ndiheni të sigurt në vetvete dhe keni pushuar. Një ndryshim dramatik në pamje po ju kalon ndër mend, një prerje flokësh ndoshta që të shkëlqeni këto festa. Falë Neptunit, edhe marrëdhëniet seksuale po shkojnë drejt një transformimi pozitiv. Ky është muaji ideal që të plotësoni ndonjë fantazi nga lista juaj e dëshirave. Shumë prej jush kanë bërë kompromise gjatë këtij viti. Po vendosni disa kufij dhe mirë bëni, se s’jeni të detyruar t’i kaloni këto festa me familjarë toksikë. Nëse doni të kaloni një natë të bukur me miqtë, data 7 dhjetor do të jetë idealja. Pini, flisni me miqtë e ngushtë dhe tregojuni se sa shumë i doni. Falë Diellit që do të kalojë në shenjën tuaj më datë 21, do të ndiheni praktikë dhe të sigurt. Hëna e re e 23 dhjetorit do të sjellë një perspektivë të re nga ana shëndetsore dhe përparësia juaj do të jetë shëndeti mendor. Edhe pse gjithçka do të shkojë fjollë, tensione do të lindim më 29 dhjetor teksa Mërkuri kalon në prapavijë dhe do të përballeni me vonesa, edhe pse zakonisht jeni ju që vonoheni. Në mesnatën e veçantë të ndërrimit të viteve, do të puthni dikë po kaq të veçantë.

 

VIRGJËRESHA

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Viti është drejt fundit dhe ka qenë një vit i trazuar. Jupiteri mbylli prapavijën e tij në nëntor dhe ju patët mundësi të kuptoni më mirë ndjenjat tuaja dhe vendosni se me kë doni t’i kaloni pushimet. Mërkuri kalon në shenjën e Bricjapit më datë 6 dhjetor dhe kjo është një arsye për të festuar. Si planeti lajmëtar, ai do të sjellë lajme të mira, por edhe një intimitet më të madh në marrëdhënien me partnerët. Të dy do të bindeni se duhen provuar gjëra të reja. Dhjetori kryesisht do të karakterizohet nga dashuria dhe energjia sensuale. Hëna e plotë në Binjakë është idealja për ta festuar me miqtë. Ne ju sugjerojmë të mos zini miq të rinj, sepse gjithçka do të fokusohet te marrëdhëniet romantike falë Venusit që po ashtu kalon në Bricjap. Sezoni festiv ju streson disi pasi blerja e dhuratave dhe planet e pushimeve ju çorientojnë. Më 23 dhjetor, qielli errësohet për shkak të hënës së re në Bricjap, gjë që rikthen sërish çdo gjë prapë te marrëdhënies seksuale, te kujdesi ndaj vetes, te banjat e gjata, te gjumi, te masazhet apo ritualet relaksuese që kryeni në shtëpi. Këtë periudhë jeni rritur shumë shpirtërisht. Askush nuk do t’ju gjykojë edhe nëse vendosni që Vitin e Ri ta kaloni në shtëpi si heremit. Fundviti mund të sjellë një mesazh apo një surprizë nga një ish-partner.

 

 

 

PESHORJA

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Arritët t’ia dilnit mbanë edhe muajin që lamë pas. Yjet kanë disa surpriza për ju, ndaj prisni ndryshime domethënëse në shtëpitë tuaja dhe në jetën familjare. Për shkak të hënës së plotë në nëntor, keni kaluar një periudhë stresuese. Juve ju pëlqejnë gjërat e bukur dhe ja ku kalon në shenjën tuaj, Venusi, planeti juaj sundues. Jeni shenja e drejtësisë, e ekuilibrit dhe partneritetit. Kur njerëzit flasim për detajet, të gjithëve ju shkon mendja te Virgjëresha, por në vërtetë edhe ku jeni nevojë që të keni një shtëpi sa më të rehatshme. Hapësira ku jetoni është e rëndësishme për familjen, ndaj me gjasë do t’u futeni rinovimeve dhe dekorimeve, edhe pse dikush mund të jetë kundër. Edhe pse komunikimi është thelbësor, për shkak të sezonit të festave të tjerët do t’ju pengojnë të nisni projekte të reja për shkak të ngarkesës. Çështje të tilla si qiraja, rinovimet, dekorimet, blerjet e pajisjeve të reja janë shumë delikate. Më 7 dhjetor ndodh hëna e plotë në Binjakë dhe kjo është periudha e thashethemeve. Këto lëvizje hënore zakonisht sjellin edhe drama. Më datën 21 dhjetor, kur Dielli kalon në Bricjap do të kuptoni se qetësia familjare vlen më shumë sesa një mobilie e re. Për shkak të pandemisë apo të problemeve ekonomike, duhet të ulni edhe ju shpenzimet. Ndonjëherë jeni aq të zënë duke punuar për të krijuar hapësira aq të mëdha e luksoze sa nuk e identifikoni dot se çfarë dëshironi në të vërtetë. Tri ditët e fundit të vitit do të shërbejnë për “shërimin” e shpirtit e do të përpiqeni të kuptoni se çfarë vlen për ju.

 

AKREPI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Jeni më se gati t’i thoni lamtumirë 2022. Muajin e kaluar, Marsi kaloi në prapavijë dhe jeni ndier disi të plogët, ndryshe nga pasioni që përjetoni zakonisht. Pas datës 7 dhjetor, gjërat do të përmirësohen dhe ju duhet të fokusoheni më shumë te vetja. Ndryshoni diçka në pamje, bëni masazhe, banja të gjata pasi kemi hënën e plotë në Binjakët flirtues. Çelësi i suksesit për këtë muaj është komunikimi. Venusi ka një ndikim aq të fuqishëm sa do të ndiheni të sigurt të komunikoni me partnerët fantazitë tuaja seksuale apo problemet në çift. Ju e dini sa i rëndësishëm është pasioni për ju. Gjatë kësaj periudhe do të përballeni po ashtu me një problem që i përket së shkuarës, që mendonit se e kishit hedhur pas krahëve. Një traumë e tillë duhet të shërohet. Meditoni ose flisni me miq të besuar që të nisni kështu procesin e shërimit. Më datë 23 dhjetor, hëna e re ndodh në Bricjapët punëtorë, por kjo s’do të jetë një natë pune. Madje, ju sugjerojmë që të bëni pak pushim. Gjithçka mund të presë. Më datë 29 mund të planifikoni pushime. Nëse ndodh t’ju vijë ndonjë mesazh nga ish-partnerë, më mirë mos u ktheni përgjigje. Do ta nisni vitin e ri në mënyrë të shkëlqyer.

 

SHIGJETARI

 

Gjysma e parë e muajit është sezoni juaj, të paktën derisa Bricjapët të futen në lojë. Gjatë nëntorit, jeni sunduar nga Jupiteri, planeti më fatsjellës në sistemin diellor, ndaj në këtë periudhë keni qenë të zotë në gjithçka, por edhe produktivë dhe plot energji krijuese. Hëna e re te Binjakët do të kanalizojë për të gjitha shenjat energjinë te marrëdhëniet intime dhe ju s’do të bëni përjashtim. Ju jeni një shenjë ekstravagante dhe doni të argëtoheni gjatë sezonit të festave, përpos stresit. Ju jeni shpirti i një feste dhe vlerësoni çdo arsye për të festuar jetën. Si shenjë dijetare, nuk do të thotë të jeni akademikë, pasi ju dijet i merrni në mënyra të tjera. Më datë 9 dhjetor, kur Venusi kalon në Bricjap, do të ndieni një dëshirë të madhe të bëni gati dhuratat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Bëni kujdes, ruani ndonjë para, se jeni gati të zbrazni xhepat për të kënaqur të tjerët. Yjet dhurojnë shumë fat në fushën e ndjenjave dhe seksuale. Do të jeni aq të zënë duke u marrë me projekte të reja apo me gjërat e bukura që do t’ju ndodhin sa s’do ta kuptoni fare që Dielli do ta lërë shenjën tuaj më datë 21 dhjetor. Mërkuri kalon në prapavijë më datë 29, ndaj nëse po planifikoni pushime, caktojini më herët oraret se do të ketë ngatërresa dhe vonesa. Dhjetori do t’ju sjellë gëzim, ndaj pranojeni.

 

BRICJAPI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Sezoni juaj do të nisë këtë muaj, ndaj keni arsye të forta për të festuar. Gjatë muajit nëntor, jeni afruar shumë me dikë që ju pëlqen, me një të dashur ose partner. Ato që ju kanë bërë për vete kanë qenë gatimi i një darke, një masazh, gjëra të vogla me peshë të mëdha. Të mos ju mbërthejë egoizmi, se tani që nis sezoni juaj, e dini që jeni qendra e vëmendjes. Mërkuri futet në shenjën tuaj më 6 dhjetor dhe ju do të jeni më praktikë, do të komunikoni më mirë, do të kujdeseni për veten. Familjarët ju duan aq shumë sa duan t’ju bëjnë shumë dhurata, ndaj mos kini drojë të kërkoni çfarë të doni. Nëse do të vinit në peshore punën me festat, pijet dhe kërcimet, pa dyshim do të zgjidhnit këto të dytat. Keni leje të plotë të fikni telefonin dhe të flini, se kohët e fundit keni mungesa të mëdha. Shumë ftesa do të vijnë më datë 9, sidomos nga partnerët. Ju pëlqen vëmendja, por doni edhe pak kohë për vete sa të karikoheni. Hëna e plotë e datës 21, ndaj bëhuni gati për këtë cikël hënor. Të gjithë e dinë se kur ju doni, dini të ushtroni një ndikim të madh. Keni famën e keqe si punëtorë fanatikë, por në fakt, ju punoni kaq shumë për ta bërë botën një vend më të mirë dhe më të pranueshëm. Traumat e së shkuarës tani janë zëvendësuar nga gëzimi dhe qetësia. Këtë sezon tuajin mund ta përdorni për t’u dhënë shembullin të tjerëve. Familjarët ju shohin si pikë orientimi, ndaj drejtohen shpesh te ju për këshillat e duhura dhe për të gjetur qëndrueshmërinë. Mos lejoni që Mërkuri në prapavijë në fund të muajit t’ju prishë qetësinë, por priteni Vitin e Ri si kryesuesit e zodiakut.

 

UJORI

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Arritët t’ia dilnit mbanë edhe një udhëtimi tjetër rreth Diellit. Gjatë muajit nëntor jeni mbështetur te miqtë për të kaluar stresin që solli eklipsi. Edhe këtë muaj do të përdorni të njëjtin sistem mbështetës. Siç e dini, stereotipi i Ujorit janë njerëzit e mirë dhe humanitarë që duan të shpëtojnë botën duke harruar marrëdhëniet e tyre personale, por mbi të gjitha, marrëdhënien me veten. Kur Mërkuri të futet në shenjën tuaj më datë 6 dhjetor, detyra juaj do të jetë vendosja e përparësive. Caktoni disa kufij personalë dhe refuzoni disa ftesa shoqërore që më shumë ju bezdisin. Datën 6 kalojeni thuajse në gjumë, pasi ju pret një natë plot emocione më datë 7, kur hëna e plotë ndodh në Binjakë. Manifestoni, përqendrohuni te marrëdhëniet intime me partnerët, pasi ky do të jetë muaji i kënaqësive intime. Solstici dimëror i datës 21 dhjetor, që shënon edhe nisjen e sezonit të Bricjapëve do t’ju shtyjë të dëgjoni më shumë intuitën dhe t’u kushtoni më pak rëndësi lajmeve apo fjalëve. Nëse trupi ju sinjalizon të flini, atëherë, shijoni pak kohë pushim. Gjithçka tjetër pret, përveç mirëqenies dhe mendjes së shëndoshë. Miqtë jo vetëm që do t’ju kuptojnë, por do të përpiqen t’ju ndihmojnë. Gjatë muajve të fundit jeni rritur shumë personalisht, por keni qenë aq i zënë me mua sa nuk e keni kuptuar. Hëna e re do të sjellë fillime të reja.

 

PESHQIT

 

Mirë se erdhët në dhjetor! Muajin e kaluar, miqësia ka qenë thelbi i ditëve tuaj, pasi jeni mbështetur kryesisht te ta dhe jeni argëtuar me miqtë e ngushtë. Neptuni ëndërrimtar kalon në shenjën tuaj në datën 3, ndaj bëni mirë të kontrolloni emocionet. Bëjini vetes pyetje: “Çfarë kam mësuar”? Po mendoni se ka ardhur koha të nisni një punë të re, një marrëdhënie të re, të gjeni gëzim te ato që zotëroni dhe të zbatoni këto mësime magjike. Nëse Mërkuri në Bricjap ju shtyu të vendosni përparësitë tuaja, tani falë Venusit në të do t’i përmbushni këto nevoja. Ju jeni lajmëtarët e zodiakut, ndaj komunikimi do t’ju afrojë me këdo. 7 dhjetorin bëni mirë ta kaloni në shtëpi, pasi këto ndryshime hënore sjellin dramë. Bëhuni gati për të njohur njerëz të rinj, përqafoni faktin se takimet e stisura ju lodhin, ndaj nëse keni partnerë të qëndrueshëm dhe ju vjen një propozim për martesë, pranojeni. Astrologët nuk premtojnë kurrë para, ndaj mos i besoni kurrë një të tilli që ju bind të besoni diçka të tillë. Fundi i muajit do të karakterizohet nga vonesa në kthim përgjigjesh, në projekte që po hasin pengesa, edhe pse sezoni i Bricjapëve sjell një karrierë premtuese. Nëse doni të hiqni dorë nga një projekt krijues apo një punë, prisni edhe disa javë para se t’i çoni gjërat në djall. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë lajmesh të mira do të merrni. Bëni pak pushim dhe reflektoni se sa shumë jeni rritur emocionalisht përgjatë 2022. Ju dini si t’ia kaloni mirë dhe lumturia juaj është ngjitëse. Mërkuri do të kalojë në prapavijë në datën 29 dhjetor dhe mund t’ju vijnë mesazhe nga ish-partnerë apo vonesa nga udhëtime. Priteni Vitin e Ri si ju ka hije!