Horoskopi kinez nga puna te dashuria, ja ç’është parashikuar për ju!

Horoskopi kinez nga puna te dashuria, ja ç’është parashikuar për ju!

176
0

MIU

 

Do të përballeni me një vit më të mire, ylli i fitores zbarkon në sektorin tuaj. Kjo do t’ju japë një avantazh konkurrues me gjithçka që ndërmerrni dhe do të përfitoni nga një arsenal armësh sekrete nën mëngë sa herë që merrni përsipër diçka. Jeni të vështirë për t’u mposhtur dhe kur përballeni me një grindje, mos u tërhiqni. Dilini ballë për ballë sfidave. Një vit premtues me mundësi të reja, por do të përballeni edhe me disa rreziqe.

 

Puna: Suksesi dhe fati janë neutral, por këmbëngulja shpërblehet.

 

Pasuria: Mosha 38-74 vjeç do të gëzojë pasurinë! Nën 26 vjeç duhet të bëjnë kujdes.

 

Shëndeti: Mos e neglizhoni shëndetin, në këtë aspekt fati juaj përmirësohet këtë vit.

 

Dashuria: Të gjithë ju duan, por duhet të përpiqeni më shumë nëse doni një bashkëshort.

 

Gurët dhe ngjyrat: Rrethojeni veten me të bardhë, argjend, ar dhe diamante.

 

KAU

 

Ju përballeni me një vit të shkëlqyer duke pasur shumë fat në pasuri. Do të keni shumë fat në sukses, gjë që sugjeron që qëllimet personale do të përmbushen. Mund t’ju vijë një mundësi e madhe ndaj mos e lini t’ju ikë. E keqja kryesore e fatit tuaj është tendenca për t’u dorëzuar lehtë. Kundërshtoni këtë duke zhvilluar një vendosmëri të fortë dhe duke e rrethuar veten me njerëz që ju inkurajojnë. Nëse keni një mik toksik, mos e dëgjoni.

 

Puna: Fati i shkëlqyer i suksesit sjell mundësi promovimi. Jini të sigurt në aftësitë tuaja.

 

Pasuria: Rritni potencialin e pasurisë me përforcues simbolikë të pasurisë.

 

Shëndeti: Mos i hidhni poshtë problemet shëndetësore pasi kanë nevojë për vëmendje.

 

Dashuria: Shkoni mirë me të gjithë; është një vit për të thelluar miqësitë.

 

Gurët dhe ngjyrat: E kuqja dhe rubinët janë veçanërisht të mrekullueshëm për ju.

 

TIGRI

 

Ky është viti juaj! Tigri fiton mbështetjen e Zotit të Vitit dhe kjo ju vë në avantazh. Ti mund ta konsiderosh veten ndër shenjat më karizmatike dhe pjesa tjetër e botës është dakord për këtë. Tigrat në pozicione publike do të kenë sukses pasi gëzojnë fat të madh, por edhe famë nëse e dëshirojnë. Ylli i Prosperitetit në sektorin tuaj tregon një vit të mirë për të fituar pasuri, prandaj mos numëroni qindarkat, synoni më lart, të fitoni më shumë.

 

Puna: Qëndrojini besnik parimeve tuaja dhe të tjerët do t’ju respektojnë më shumë.

 

Pasuria: Ka mundësi të mëdha parash, veçanërisht për ju të moshës 48 dhe 60 vjeç.

 

Shëndeti: Shëndeti emocional është i dobët. Kujdes nga dhimbjet e zemrës.

 

Dashuria: Ulni agresivitetin tuaj dhe lëreni partnerin tuaj të marrë drejtimin herë pas here.

 

Gurët dhe ngjyrat: Zafirët, e zeza dhe bluja në të gjitha tonet janë zgjedhja më e mirë.

 

LEPURI

 

Lepuri zbarkon në yllin grindavec. Kjo mund t’ju bëjë më debatues me të tjerët, ose ata me ju. Ndërsa gjithmonë keni qenë diplomatë, këtë vit mund ta shihni durimin tuaj të dobësuar. Më mirë të largoheni nga konflikti sesa të përfshiheni në beteja që nuk mund t’i fitoni. Lajmi i mirë është se fati i suksesit ju buzëqesh dhe do të shijoni arritjet e vogla dhe të mëdha. Një vit premtues me interesa dhe mundësi të reja në jetën tuaj.

 

Puna: Ju do të hidheni përpara konkurrencës dhe ndoshta do të nxisni xhelozinë.

 

Pasuria: Fat i mirë, veçanërisht për Lepurin e moshës 47 dhe 23 vjeç.

 

Shëndeti: Do t’ju duhet të kontrolloni emocionet tuaja negative.

 

Dashuria: Ndaloni së qeni grindavec dhe duke e bërë jetën e partnerit tuaj të vështirë.

 

Gurët dhe ngjyrat: Gurkali dhe bluja e lehtë funksionojnë më së miri për ju.

 

DRAGOI

 

Dragoi ka një vit të përzier përpara. Indikacionet tregojnë për disa shpërblime superlative. Në vitin 2022, duhet të mbani mend se suksesi dhe arritjet janë të mundshme për sa kohë nuk hiqni dorë për asnjë pengesë. Shmangni njerëzit që rrëzojnë idetë tuaja ose përpiqen t’ju largojnë prej tyre. Ëndrra të mëdha edhe nëse tingëllon qesharake. Nëse është diçka për të cilën jeni të pasionuar, personaliteti i Dragoit ka aftësi për të bërë dëshirat realitet.

 

Puna: Gjithçka është e mundur këtë vit, por ju duhet të qëndroni në kurs.

 

Pasuria: Ka potencial të madh për pasuri të madhe!

 

Shëndeti: Keni nevojë për mbrojtje dhe shërim! Mos merrni rreziqe shëndetësore.

 

Dashuria: Raporte të shkëlqyera, vetëm karizma juaj do t’ju çojë larg.

 

Gurët dhe ngjyrat: E kuqja, portokallia, tonalitetet e tokës dhe zafirët janë bukuria juaj.

 

GJARPRI

 

Gjarpri ka potencial të madh për të nisur aventura të reja. Ylli i kreativitetit rrit frymëzimin tuaj, duke ju lejuar të ndiqni çdo gjë që dëshironi, edhe nëse duket larg nga ajo që po bëni aktualisht. Mos lejoni që frika nga e panjohura t’ju ndalojë; do të gjeni përgjigjet që ju nevojiten ndërsa ecni përpara. Fati në marrëdhënie është i fortë, duke e bërë një vit të mirë për t’u lidhur, për të thelluar raportet ekzistuese dhe për të zgjeruar rrethet e miqve.

 

Puna: Ju jeni të mbushur me ide dhe shefat tuaj e kuptojnë vlerën tuaj për ekipin.

 

Pasuria: Keni potencial të shkëlqyer, por do të jetë mirë të buxhetoni.

 

Shëndeti: I fortë, por jo nëse e lini pas dore.

 

Dashuria: Një vit i mirë për të ecur në mënyrë të qëndrueshme ose për t’u shkëputur.

 

Gurët dhe ngjyrat: Rubinët dhe gurët me ngjyrë të kuqe janë të favorshëm për ju.

 

KALI

 

Një tjetër vit i shkëlqyer e pret Kalin! Viti i kaluar ishte për të fituar; ky vit është për të bërë diçka vendimtare. Ylli i së Ardhmes sugjeron kohën për të ndërtuar për vitet e ardhshme. Përqendrohuni në formimin e bazave të forta dhe të keni pikëpamje afatgjatë, qoftë për veten, familjen apo fëmijët tuaj. Jeni të bekuar me largpamësi, ndaj mos injoroni instinktet. Mos e testoni vullnetin aq shumë sa të humbni entuziazmin për atë që jeni duke shijuar.

 

Puna: Po përparoni mirë, shmangni veshtirësitë duke e menaxhuar mirë kohën tuaj.

 

Pasuria: Do të gëzoni fat investimi për sa kohë që investoni me mençuri.

 

Shëndeti: Shmangni aktivitetet me rrezik të lartë dhe mbani amuletë mbrojtëse.

 

Dashuria: Punoni më shumë në marrëdhëniet tuaja, do të keni fat në martesë.

 

Gurët dhe ngjyrat: Gëzojeni veten me të gjelbrën e smeraldit dhe të kuqen e rubinit.

 

DHIA

 

Fati i mirë i shoqëruar me yje të favorshëm sugjeron që Dhia të arrijë disa synime të larta në 2022. Do të keni njerëz që do t’ju vijnë në ndihmë kur të keni nevojë. Shenja e Dhisë është motivues i mrekullueshëm për të tjerët, por sivjet duhet të kujdeseni edhe për veten. Jeni thellësisht empatikë, gjë që ju bën emocionalë. Shpesh duke folur për veten me njerëzit e duhur do të shkarkoni mendjen duke ndihmuar aspektin emocional.

 

Puna: Ka mundësi të mira për t’u promovuar përderisa ju punoni.

 

Pasuria: Do të keni fat të shkëlqyeshëm, por paratë do të behen me shumë përpjekje.

 

Shëndeti: Ylli i sëmundjes sinjalizon nevojën për të qenë më të kujdesshëm.

 

Dashuria: Mbi mesataren; Gjithsesi, shenja e Dhisë rrallëherë ka mungesë miqsh.

 

Gurët dhe ngjyrat: Agat i kuq, i thellë do të funksionojnë për bukuri.

 

MAJMUNI

 

Është një vit i rëndësishëm që do t’i shohë majmunët të përballen me disa ndryshime të mëdha të jetës për mirë. Majmuni është një strateg mjeshtër, më i zgjuari i shenjave të kafshëve dhe talenti i tij për të dalë nga vështirësia është legjendar. Por kini kujdes të mos bëheni të ngathët në përgatitjen tuaj. Përpjekjet më të mëdha të para-planifikimit do ta ngrenë suksesin tuaj në nivele krejtësisht të reja. Një vit i fokusuar te qëllimet e mëdha.

 

Puna: Kujdes nga ziliqarët e suksesit tuaj. Keni politika për të lundruar në vendin e punës.

 

Pasuria: Shpenzime të panevojshme do të ndikojë në rrjedhën e parave.

 

Shëndeti: Ju jeni të dobët në këtë drejtim, ndaj kontrolloni sëmundjet.

 

Dashuria: Mos u bëni emocionalë, bëhuni më të durueshëm në këtë front.

 

Gurët dhe ngjyrat: Armatosuni me zafir të verdhë, citrinë dhe të bardhë.

 

GJELI

 

Forca e brendshme e Gjelit merr një nxitje të madhe, duke rinovuar entuziazmin për pasionet e kaluara, duke sjellë një erë ndryshimi. Ndërsa ylli i tradhëtisë ka zbritur në sektorin tuaj, indikacionet e tjera janë aq të favorshme sa kjo nuk ka rëndësi. Çështjet e karrierës shkojnë mirë dhe do të krijojnë metoda të reja për të qenë produktiv. Gjeli është më i lumtur kur është produktiv, ndaj vazhdoni përpjekjet për të arritur gjëra me rëndësi.

 

Puna: Perspektiva të shkëlqyera për promovim dhe mundësi të reja.

 

Pasuria: Përpjekjet sipërmarrëse do të kenë rezultate të mira.

 

Shëndeti: Fat i moderuar, por mosha 65-vjeçare duhet të jetë e kujdesshme.

 

Marrëdhëniet: As mirë as keq.

 

Gurët dhe ngjyrat me fat: Ngjyrat e bardha dhe metalike diamanti, duhet të mos mungojnë.

 

QENI

 

Një vit ku bekoheni dyfish nga Ylli i Qiellit. Tema kryesore është mbështetja nga njerëzit që kanë rëndësi, një vit ku shumë dyer të mbyllura do të hapen. Keni një fat të papritur, ndaj shfrytëzoni mundësitë e reja dhe merrni përsipër rreziqe. Treguesi juaj i vetëm negativ është niveli i ulët i elementit të fatit, i cili ndikon në vetëbesim. Mos lejoni të tjerët t’ju dekurajojnë; punoni për të besuar tek vetja. Keni shumë gjëra të mira në rrugën tuaj!

 

Puna: Ju mund t’i përmirësoni gjërat duke përmirësuar qëndrimin tuaj.

 

Pasuria: E fortë, por do t’ju duhet përforcues për ta rritur pasurinë.

 

Shëndeti: Fat nën mesatare; jini të kujdesshëm me Covid-in .

 

Dashuria: E shkëlqyera; prisni edhe një romancë!

 

Gurët dhe ngjyrat: Zafiri i verdhë, citrini dhe tonet e tokës janë më të mirat.

 

DERRI

 

Po përballeni me një vit apatik, ku gjërat nuk janë as shumë të mira, as shumë të këqija. Do të gëzoni bekime nga qielli, të cilat do të sjellin mundësi të reja, por mund të jeni tepër dembelë për të bërë diçka për këtë! Disa nga Derri janë rehat me stilin e jetës dhe kthimi për të punuar nuk do të tingëllojë aspak tërheqës. Jeni emocionalisht më të fortë dhe miqësitë do të përmirësohen. Shijoni potencialin e pasurisë dhe luftoni disa xhelozi të vogla.

 

Puna: Është koha për të ndërtuar raporte më të mira me kolegët.

 

Pasuria: E fortë, por do të keni nevojë për përmirësime dhe prosperitet.

 

Shëndeti: Vazhdoni të jeni të kujdesshëm nga virusi.

 

Dashuria: Shkëlqyeshëm! Ka dashuri në ajër.

 

Gurët dhe ngjyrat: Diamantet, e bardhat dhe ngjyrat metalike janë ato që kërkoni.

 

©revistabordo