Horoskopi i Paolo Fox për ditën e enjte, 16 dhjetor 2021

Horoskopi i Paolo Fox për ditën e enjte, 16 dhjetor 2021

385
0

Ky është horoskopi i Paolo Fox për të enjten, 16 dhjetor 2021. Hëna do të jetë ende në hapësirën zodiakale të Demit deri në mbrëmje, pas së cilës do të kalojë te Binjakët. Dielli në Shigjetar do t’u japë shenjave të zjarrit zjarr dhe energji.

 

DASHI:

 

Sipas horoskopit të Paolo Fox, do të jetë një ditë e qetë, plot pyetje dhe konfuzion. Ndoshta dikush që nuk po ju kupton. Vetëm përpiquni të mos veproni me impuls, prisni të premten e ardhshme përpara se të flisni me të, përndryshe rrezikoni të bëni më keq, duke përkeqësuar situatën. Ruani qetësinë.

 

DEMI

 

E enjtja premton të jetë një ditë shumë shpërblyese nga pikëpamja e marrëdhënieve dhe ndjenjave. Do të jeni të rrethuar nga një atmosferë sharmi dhe karizme. Dikush madje merr një propozim interesant, një lajm të mirë. Ajo në të cilën po përqendroheni tani është të eliminoni atë që nuk është më e nevojshme në jetën tuaj. Ndoshta duhet të përfshini edhe ata që janë sjellë keq me ju

 

BINJAKËT

 

E enjtja do të jetë një ditë rikuperimi të madh, pas një pjese të parë shumë të rëndë të javës. Fatmirësisht që nga nesër rruga juaj do të jetë tatëpjetë. Përdorini ditët e ardhshme për të bërë diçka interesante, me guximin dhe vendosmërinë që ju dallon.

 

GAFORRJA

 

Siç tregon horoskopi i Paolo Fox, do të filloni të ndiheni pak më mirë. Fillimi juaj i javës u shënua nga konflikte të brendshme, keqardhje dhe mëdyshje. Që tani e tutje, humori juaj do të përmirësohet gradualisht deri të dielën, ditën kur mund të gjeni më shumë qetësi. Një pjesë juaj po ndjen nevojën për më shumë butësi, por ju jeni një shenjë që nuk i pëlqen të qëndrojë në sipërfaqe. Mundohuni të realizoni objektivat në punë.

 

LUANI

 

E enjtja do të jetë një ditë mjaft konfuze, ndoshta edhe konfliktuale. Nga mbrëmja do të rritet pak lodhja. Për fat, ju mund të rikuperoni nga e premtja. Kini shumë kujdes që të mos filloni zënka të reja, si në dashuri ashtu edhe në punë, edhe nëse për ju kontrasti është një mënyrë për t’u dhënë njerëzve vendin që mritojnë.

 

VIRGJËRESHA

 

Do të jetë thelbësore të gjeni guximin për t’u përfshirë dhe për të përfituar nga ky moment i favorshëm. Duhet të angazhoheni, veçanërisht nëse ka kontrata ose negociata për t’i rifituar. Është pothuajse e sigurt që nga janari deri në prill të vitit 2022 do të keni ndryshuar, nuk do të silleni siç po bëni tani. Edhe në dashuri është e rëndësishme të dilni dhe të përfitoni nga mundësitë e reja që po vijnë.

 

PESHORJA

 

Sipas parashikimeve të Paolo Fox, edhe nëse diçka nuk shkon mirë ose do të keni shumë mëdyshje, nuk do të keni pse të acaroheni. Nëse duhet të sqaroheni në dashuri, bëjeni deri të shtunën. Ju jeni një person që dëshiron të marrë kohën e vet, përpara se të përfundojë një marrëdhënie apo situatë. Nuk veproni të diktuar nga emocionet e momentit, por preferoni të reflektoni. 2022 do të jetë një vit që do t’ju detyrojë të merrni vendime radikale të atypëratyshme. Edhe më të frikësuarit do të fillojnë të dëgjojnë zërin e tyre.

 

AKREPI

 

Do të nisë një pjesë e dytë e javës shumë e rëndësishme për dashurinë. Nga tani e deri të dielën mund t’ju ndodhë diçka e këndshme, sepse keni Venusin dhe Mërkurin në një aspekt të favorshëm. Janë të shumtë Akrepat që kanë vendosur të rikthehen në lojë, për të nisur një rrugë të re që ua ndryshon mënyrën e të dashuruarit. Për më tepër, shumë shpejt Jupiteri do të jetë sërish aktiv dhe do t’ju ndihmojë të rivendosni harmoninë në marrëdhënie, si emocionale ashtu edhe profesionale.

 

SHIGJETARI

 

Do t’ju duhet të shikoni pas, veçanërisht nëse rreth jush ka paqartësi ose thashetheme. Edhe pse jeni një person shumë i dobishëm dhe bujar për të tjerët, në fundjavë mund të vini re se kush është i padrejtë ndaj jush. Në atë moment, do të dëshironi të filloni të pastroni njerëzit dhe situatat e padobishme.

 

BRICJAPI

 

Do të jeni të fortë, energjikë dhe një nga shenjat më të mbështetura nga yjet. Tani për tani mund të arrini gjëra të mëdha. E vetmja pengesë do të jetë kokëfortësia juaj e tepruar. Nëse një person nuk u përgjigjet ndjenjave tuaja, nëse një projekt është shumë i vështirë, duhet ta lini të kalojë, por më mirë të përfitoni nga burimet që keni në dispozicion.

 

UJORI

 

Prej shumë ditësh jeni zvarritur me një lodhje të thellë fizike, të akumuluar me kalimin e kohës. Në orët e ardhshme do t’ju duhet të shkëputeni dhe t’i jepni vetes një pushim relaksues, ndoshta mund të përfitoni nga kjo, për të filluar një trajtim të vogël rigjenerues. Nga e premtja do të keni mundësi të rikuperoni energjinë, ndërkohë përpiquni të mos e mbingarkoni veten!

 

PESHQIT

 

Kujdes i veçantë duhet treguar, veçanërisht në mbrëmje. Mes të enjtes dhe të shtunës do të duhet të jeni të kujdesshëm dhe të mos i dorëzoheni tundimit për të bërë polemika të panevojshme. Edhe nëse jeni të zemëruar me dikë, do të dëshironi të jeni të kujdesshëm, përndryshe rrezikoni qetësinë tuaj të sapogjetur.