Horoskopi, e diel 25 Qershor

Horoskopi, e diel 25 Qershor

605
0

Dashi – Dita e sotme ofron një potencial për ju që të ndiqni disa projekte të mëdha. Ndjeshmëria është pasuria juaj më e madhe. Ndjehuni të lirë të shprehni emocionet tuaja.

 

Demi – Sot mund të përballeni me persona që ju kundërshtojnë për çdo gjë. Të tjerët mund të jenë kokëfortë dhe ju jeni i prirur të bini në një situatë ku askush nuk tërhiqet.

 

Binjakët – Sot do të testohet fleksibiliteti juaj. Mos u frikësoni nga intensiteti i emocioneve të njerëzve të thjeshtë. Ju do të gjeni forcën në qetësinë tuaj.

 

Gaforrja – Mos humbisni kohën tuaj. Ju jeni në gjendje të pranoni gjërat ashtu siç janë. Detyrua juaj është të ruani balancën.

 

Luani – Keni shumë informacion në duar. Kur të tjerët ju bëjnë pyetje, jepni përgjigje të shkurtra. Tregohuni realistë dhe merruni me gjërat tuaja.

 

Virgjëresha – Mjaft i bëtë presion partnerit të ndërmarrë një risk. Nëse gjysma juaj nuk është gati, duhet të bëni një plan të ri. Keni qëllime të ndryshme në jetë, ama e balanconi mirë njër-tjetrin.

 

Peshorja – Shpenzimet e pakujdesshme do t’ju vendosin në vështirësi. Bëni çmos që burimet tuaja të zgjasin sa më shumë. Kur përballeni me zgjedhjen e zëvendësimit të një artikulli përballë riparimit të tij, zgjidhni këtë të fundit.

 

Akrepi – Një person karizmatik ka shumë motive për përpjekjen e tij për t’u miqësuar me ju. Është mirë të ruani një farë distance me këtë person, edhe pse ju duket tërheqës.

 

Shigjetari – Dikush që ju shkakton emocione nga më të ndryshmet, po ju bën të ndiheni çuditshëm. Ndoshta është një qasje drejt dashurisë për ju. Por në të vërtetë është situatë e ndryshme. Ju doni të dini se në ç’raporte qëndroni me këtë person. Bëni një diskutim të ndershëm dhe përgatituni të dëgjoni disa të vërteta të dhimbshme.

 

Bricjapi – Keni përjetuar një rritje në karrierë së fundi. Kjo ju ka bërë të neglizhoni jetën tuaj personale. Mos u surpizoni kur miku juaj i ngushtë ose partneri të shprehë pakënaqësi për suksesin tuaj. Derisa të vendosni përsëri fokusin tek ta, marrëdhënia juaj do të vuajë.

 

Ujori – Është koha t’i jepni duart një personi të bezdisshëm. Jeni lodhur duke kërkuar mënyra mirësjelljeje përballë sjelljes së tij të pakëndshme. Merreni mënjanë dhe shpjegojini se fjalët e tij ofenduese po dëmtojnë produktivitetin. Mund të përballeni me një gjest të luhatjes së dorës. Nëse ndodh kjo, duhet të dorëzoni një raport zyrtar. Mos u ndieni fajtor për dëmtimin e perspektivave profesionale të këtij personi.

 

Peshqit – Dikush do t’ju kërkojë të investoni në biznesin e tij ose në një projekt kreativ. Përgatituni ta refuzoni me mirësjellje. Ju punoni për paratë tuaja dhe doni që ato të punojnë për ju po ashtu. T’i investoni ato tek dikush që nuk ka një histori të suksesshme do të ishte një humbje.

Shperndaje