Horoskopi ditor, e mërkurë 8 janar 2020

Horoskopi ditor, e mërkurë 8 janar 2020

545
0

 

 

 

 

Zodiac Wheel. Astrology horoscope with circle, sun and signs. Calendar template on black background. Collection outline animals. Poster or banner, Label or sticker. Engraved hand drawn vintage sketch

 

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 8 janar 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

 

Dashi

 

Kjo ditë do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës, ndaj përfitoni dhe mos i shtyni gjërat. Sa i takon punës, shumë shpejt gjërat do të përmirësohen dhe do të ndiheni më të sigurtë.

 

Demi

 

Zhvillime interesante do të ketë në sferën sentimentale. Bëni kujdes ndaj nervozizmit, sidomos lidhur me problemet e punës. Disa mërzi që keni do të kalohen vetëm me anë të disa lëvizjeve të vogla.

 

Binjakët

 

E mërkura do të jetë mjaft pozitive në sajë të ndikimit të Hënës, megjithatë mundohuni që të mos inatoseni. Marsi do të ketë ndikim të kundërt dhe mund të krijojë ndonjë shqetësim në raportet ndërpersonale. Në punë, bëni mirë që të analizoni punën tuaj.

 

Gaforrja

 

Keni nevojë për më shumë qetësi, pasi kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Në punë mund të ketë momente acarimi, por mbani parasysh se nëse mbyllet një derë, hapet një tjetër.

 

Luani

 

Shumë shpejtë do e keni më të lehtë të flisni për dashurinë, pasi takimet do të jenë mjaft të favorshme. Në punë do të ndiheni nën presion, pasi dikush mund të pretendojë ritme disi të tepruara.

 

Virgjëresha

 

Mundohuni që të shmangni tensionet dhe kundërshtitë në dashuri, si dhe lërini gjërat që të rrëshqasin normalisht. Në punë janë mjaft të favorshme marrëveshjet dhe kontratat dhe gjithçka do të marrë formë lehtësisht.

 

Peshorja

 

Gjatë kësaj dite do të keni mundësi që ti jepni fund një historie. Në vendin e punës mund të ketë kundërshti dhe tensione të vogla. Raprotet ndërpersonale mund të jenë të tensonuara.

 

Akrepi

 

E marta do të jetë nën ritmin e duhur, veç mundohuni që të bëni gjërat më të domosdoshme. Nëse ju duhet që të merrni vendime, mundohuni që të merrni më shumë kohë. Sa i takon punës, do të jeni gati që të përfshiheni në një aventurë e cila do ju çojë larg.

 

Shigjetari

 

Nëse në dashuri jeni duke përjetuar një krizë, ka ardhur momenti për tu përballur me të. Ndonjëherë është më mirë që t’iu jepni drejtim situatave të vështira apo të rrin larg tyre. Në punë, bëni mirë që të shmangni shpërqendrimet.

 

Bricjapi

 

Dashuria do të jetë mjaft e favorshme dhe historitë e lindura së fundmi mund të bëhen shumë interesante. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj, ndaj përgatituni për ta shfrytëzuar sa më mirë situatën. Në punë, situata do të jetë mjaft e favorshme në sajë të ndikimit të yjeve.

 

Ujori

 

Për shkak të ndikimit të favorshëm të Venusit, ndjenjat do të jenë në plan të parë. Mund të jetoni një aventurë të bukur, shkruan noa.al. Ndërsa në punë mund të ketë ndonjë ndryshim, por nuk është e thënë se do ju pëlqejë.

 

Peshqit

 

Bëni kujdes me xhelozitë, pasi keni dyshime të cilat kanë nevojë për sqarim. Gjithashtu do të ketë tension përreth, ndaj mundohuni që të organizoni diçka të këndshme për tu relaksuar. Në punë mund të ketë vonesa, veç mundohui që të mos nervozoheni. Gjërat do të përmirësohen shumë shpejtë.