Horoskopi ditor, e diel 29 tetor 2017

Horoskopi ditor, e diel 29 tetor 2017

568
0

Dashi

 

Falë mbështetjes që do iu japë Urani, marrëdhënia juaj në çift do jetë më e bukur se disa ditë më parë. Nuk do kërkoni më të dominoni mbi tjetrin dhe do tregoheni më të kuptueshëm. Beqarët nuk duhet të nxitohen për asgjë edhe sikur të gjejnë personin e duhur. Në planin financiar do arrini ta stabilizoni situatën.

 

 

Demi

 

Harmonia do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj dite në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më së miri në krahët e atij që dashuroni dhe nuk do keni asgjë për çfarë të qaheni. Beqarët nuk duhet në asnjë mënyrë t’i mendojnë personat që do takojnë si objekte sepse do zhgënjehen. Në planin financiar nuk duhet të kryeni transaksione.

 

Binjakët

 

Do i kushtoni më shumë rëndësi sot lidhjes që keni krijuar dhe marrëdhënia me partnerin/en do jetë e mrekullueshme. Secili prej jush do i japë shumë dashuri dhe përkrahje tjetrit. Beqarët do i marrin gjërat me qetësi dhe nuk do e kërkojnë me ngulm një person në krah. Financat do jenë të mira.

 

Gaforrja

 

Marrëdhënia në çift edhe për ju do jetë e tensionuar dhe problematike. Nuk do bini dakord me partnerin/en për disa vendime që duhet të merrni dhe asnjeri nuk do tolerojë. Beqarët ka shumë gjasa të fillojnë një lidhje, por për një arsye apo për një tjetër do e mbajnë atë të fshehtë. Në planin financiar duhet të vazhdoni t’i menaxhoni me kujdes të ardhurat.

 

Luani

 

Do keni shumë dyshime mbi partnerin/en tuaj sot dhe do debatoni gjatë gjithë kohës me të. Do bënit mirë të tregoheshit të kujdesshëm sepse një fjalë më tepër dhe çdo gjë do marrë fund. Beqarët do përfitojnë pafund nga liria që kanë dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Influenca e yjeve në planin financiar do jetë kontradiktore.

 

Virgjëresha

 

Mos e idealizoni më shumë sesa duhet atë që keni në krah sepse mund t’i hipë vetja në qejf dhe mund të shohë dike tjetër. Edhe komplimentet duhen bërë me mençuri. Beqarët do bien më në fund në dashuri me personin që iu përshtatet më tepër. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe edhe sikur situata të jetë e qëndrueshme.

 

Peshorja

 

Ditë përgjithësisht e qetë dhe pa emocione të veçanta kjo e sotmja për të dashuruarit. Merrini gjërat si t’iu vijnë pa menduar për të nesërmen. Beqarëve nuk do iu pëlqejnë aspak të flirtojnë me persona që nuk i njohin dhe do mbeten vetëm. Në planin financiar duhet të merrni të gjitha masat që situata të mos bëhet problematike.

 

Akrepi

 

Do e përforconi lidhjen tuaj me partnerin/en sot dhe do mendoni për një të ardhme të largët me të. Tashmë do jeni të sigurtë se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Beqarët do tërheqin shumë persona pas vetes dhe do bëjnë zgjedhjen e duhur. Financat do jenë më të mira se kohët e fundit.

 

Shigjetari

 

Marsi do ua shtojë edhe më tepër dëshirat seksuale gjatë kësaj dite dhe ju do ndiheni sikur jeni mbi re në krahët e partnerit/es. Ai do iu përgatisë surpriza të njëpasnjëshme në mënyrë që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët do kenë takime mjaft interesante. Financat do i menaxhoni me maturi.

 

Bricjapi

 

Nëse tregoheni shumë të drejtpërdrejtë sot me partnerin/en tuaj, si mund edhe të mos e vlerësojë këtë apo mund t’i ngelet hatri. Kujdes me çdo gjë që do thoni. Beqarët do kenë takime pa fund dhe do e gjejnë personin që aq shumë e kanë ëndërruar. Plutoni do jenë i pafavorshëm për sektorin e financave, prandaj mos hidhni hapa të nxituara që të mos keni vështirësi.

 

Ujori

 

Për sa iu përket çështjeve të zemrës, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Do komunikoni gjatë gjithë kohës me partnerin/en tuaj të dashur dhe do zgjidhni çdo keqkuptim pa arritur në debate të zjarrta. Beqarët do lëvizin çdo gur për ta gjetur personin e duhur. Nëse harxhoni pafundësisht, situata financiare do ketë probleme.

 

Peshqit

 

Dita e sotme do jetë shumë e paqëndrueshme për ata që janë në një lidhje. Debatet me partnerin/en do jenë të zjarrta në orët e para të ditës dhe kjo do iu mërzitë jashtë mase. Beqarët do tregohen më të hapur për takime dhe do kenë një ditë plot të reja. Në planin financiar nuk priten vështirësi të mëdha nëse tregoheni të matur me shpenzimet.

Shperndaje