Horoskopi ditor, e diel 22 tetor 2017

Horoskopi ditor, e diel 22 tetor 2017

643
0

Dashi

 

Me ndikimin e Venusit në shenjën tuaj, do të bëni përmirësime në pamje, duke e bërë atë më të përshtatshme në raport me kërkesat dhe dëshirën tuaj. Në sajë të ndikimit të Marsit, mund të gjeni kurajën që të realizoni një projekt pune i cili është pjekur në kohë.

 

 

Demi

 

Në raportin me partnerin/en tuaj gjatë kohëve te fundit, do të pretendoni se keni gjithmonë një rol dominant. Qetësohuni… Edhe pse do të ndiheni disi të përulur, bëni mirë të sinkronizoni ritmet me njeriun tuaj të zemrës.

 

Binjakët

 

Për shkak të ndikimit negativ të Saturnit, nuk do të ndiheni shumë në humor, madje do ta ndjeni veten të mërzitur. Telefononi një mik simpatik dhe dilni me të. Nëse jeni vetëm, prania e Venusit do bëjë që të zbuloni personin që ju intrigon më shumë.

 

Gaforrja

 

Me kundërshtitë e dukshme të Plutonit, nuk bëni mirë që të sajoni histori me persona të tjerë, pasi kjo gjë mund t’iu fusë në probleme pa fund. Bëni mirë të jeni më të drejtpërdrejtë. Venusi do tentojë që t’iu bind të jeni më të gjallë në biseda, por natyrisht bëni mirë të ruani kontrollin.

 

Luani

 

Venusi dhe Marsi do ju “armatosin” me vetëbesim, gjë që do ju ndihmojë që të merrni rezultatet që prisni. Lidhja me partnerin/en do ju dhurojë një siguri të brendshme në rritje si dhe një emocion shumë të fortë.

 

Virgjëresha

 

Siguroni personin që dashuroni, lidhur me disa pasiguri që ka. Vetëm ju mund t’i hiqni çdo dyshim. Plutoni do ju mbështesë plotësisht në zgjedhjet tuaja të rëndësishme gjatë kësaj periudhe.

 

Peshorja

 

Do të ndryshoni mendim dhe interesa lidhur me partnerin/en tuaj, por do të shijoni në maksimum shoqërinë reciproke. Do ta gjeni veten në momente relaksi të plotë, duke u marrë me aktivitetet që ju pëlqejnë më shumë.

 

Akrepi

 

Hëna dhe Marsi do të jenë të pranishëm në shenjën tuaj, duke ju mbështetur në çështjet që kanë të bëjnë me dashurinë. Gjithashtu gjatë kësaj të diele do të bëni blerje me shumë leverdi.

 

Shigjetari

 

Entuziazmi dhe grinta do ju shoqërojë gjatë kësaj dite, ku do të dini si të veproni në të gjitha rastet. Në fund të ditës do të ndiheni të kënaqur. Saturni në shenjën tuaj do ju japë kthjelltësinë dhe vendosmërinë që ju duhet për të larguar çdo pengesë.

 

Bricjapi

 

Do të përfshiheni në nisma të mira, të cilat do të përmirësojnë fitimet tuaja. Një lojë joshjeje, bazuar në fjalët e ëmbla të thëna në momentin e duhur, do ju bëjë që të godisni në shenjë.

 

Ujori

 

Mërkuri do ju shkaktojë tensione dhe acarime, sidomos nëse do të përfshiheni në projekte të reja. Nëse një familjar ju këshillon që të bëni një ndryshim në ritmin e jetës, besojini dhe pranojeni!

 

Peshqit

 

Gjatë kësaj të diele do të jeni plot jetë dhe gjallëri. Optimizmi që do të shfaqni do të shoqërohet me mundësi të shumtë në çdo ambient.

Shperndaje