Horoskopi, 5 mars 2018

Horoskopi, 5 mars 2018

604
0

Dashi

 

Pasiguritë dhe rivaliteti shkaktojnë probleme në raportin në çift. Në realitet problemi qëndron tek pozicioni që mbani ju, nuk pranoni kompromise për asgjë. Që të jepni më të mirën në punë, keni nevojë për stimulim të vazhdueshëm. Rutina ndikon në potencialin tuaj.

 

Demi

 

Një takim jashtë pune është gjithmonë festë për ju. Duhet të shkëputeni nga rutina për disa ditë dhe të shijoni aventurat e reja. Keni justifikimin e duhur për të ndryshuar ambient dhe të takoni njerëz interesant.

 

 

Binjakët

 

Hëna në shenjën tuaj flet për ndjenja: dashuri, miqësi ose ndoshta të dyja, duke qenë se shumica nga ju jeni shumë të pavendosur. Krijimtari intensive dhe rezultate të mira në punë, megjithëse pak të frenuara nga lëkundjet e humorit.

 

Gaforrja

 

Asnjë nga projektet që keni në mendje nuk do realizohet sot. Megjithatë, çdo gjë do ndryshojë me shpejtësinë e dritës, me ndihmën e faktorëve të jashtëm të paparashikuar. Të bëheni të domosdoshëm është karta e duhur në punë, kohët e fundit duket sikur është kthyer në një luks.

 

Luani

 

Ditë për fitimtarët, të gatshëm të luftojnë deri në fund për të arritur atë që duan. Ambient konkurrues, por shumë stimulues. Hëna, Marsi dhe Urani ju mbështesin, zgjidhjet e shpejta dhe inovative do bien në sy në momentin e duhur.

 

Virgjëresha

 

Sektori komercial, shumë i privilegjuar. Lodheni shumë, por fitoni mirë, edhe pse harxhoni më shumë seç duhet, pasi keni shumë shpenzime të paparashikuara. Të kënaqur nga planet tuaja, do kaloni një mbrëmje të bukur në shoqërinë e miqve të këndshëm.

 

Peshorja

 

Çështje biznesi dhe negociata deri në momentin e fundit. Puna ecën me ritëm të shpejtë dhe e dini se duhet të nxitoni, sepse keni pak kohë. Partner i paparashikueshëm, ndryshimet e tij të humorit ju shqetësojnë, ndoshta ka ardhur momenti të shprehni pakënaqësitë tuaja.

 

Akrepi

 

Asgjë më shumë se rutina e përditshme. Ndoshta ju mungon motivacioni, ose energjia për t’u futur në lojë dhe të filloni një projekt të ri. Rruga drejt suksesit, gjithnjë e më e vështirë, prandaj do hiqni dorë nga disa ambicie shumë të guximshme.

 

Shigjetari

 

Ditë intensive me Hënën në kënd me Marsin në shenjë. Raste të bukura që nuk duhet të lihen pas dore, biznes produktiv i kryer me inteligjencë dhe dinakëri. Nuk lëvizni vetëm pasi keni një staf të përgatitur, të gatshëm për të ndërhyrë në momentin e duhur.

 

Bricjapi

 

Telashe në horizont, me Hënën armiqësore dhe Uranin që shkakton tensione dhe pritshmëri më të larta se kushtet reale të momentit. Shumë të acaruar në punë, ndoshta pak si tepër. Furia juaj rrezikon të frikësojë kolegët tuaj.

 

Ujori

 

Raportet e mira nëse janë virtuale, do jetë akoma më mirë, pasi nuk ndikojnë në pavarësinë tuaj që e çmoni aq shumë, por gjithsesi ju tërheqin. Nga mesazhet e shumta që merrni, duket se dikush nuk mund të jetojë pa ju.

 

Peshqit

 

Ditë pa të papritura. Shumë emocione dhe dëshira të pashprehura, megjithatë jeni shumë konfuz për t’u dhënë drejtim ambicieve tuaja. Të pakënaqur në punë, nganjëherë duhet të arrini të gjeni kompromis me kolegët tuaj.

Shperndaje