Dashi
Nuk parashikohet një ditë e mbarë për nënat shtatzënë. Bëni shumë kujdes nëse mendoni të dilni shëtitje. Një dhuratë nga një person i largët do t’ju lumturojë pafund.
Demi
Mund të ndiheni shumë të lodhur për shkak të punës së tepërt që keni bërë gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të evitoni stresin, pasi do të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj psikologjike. Do ta keni shumë të vështirë të merrni vendime gjatë ditës së sotme.
Binjakët
Miqtë do të tregohen mbështetës ndaj jush do t’ju bëjnë të ndiheni të lumtur. Mos hiqni dorë lehtësisht nga dëshirat tuaja. Besoni fort që së shpejti mund t’i realizoni.
Gaforrja
Keqkuptimi me një prej miqve tuaj mund të shkaktojë një situatë të pakëndshme. Ruani qetësinë dhe shmangni ofendimet. Partneri/partnerja juaj do të shprehje mbështetje maksimale ndaj jush.
Luani
Problemet financiare do të bëjnë që të mos mendoni në mënyrë konstruktive. Vendosni prioritet në jetën tuaj dhe shmangni shqetësimet e tepërta. Sa i përket jetës në çift, do të kaloni një ditë të shkëlqyer, plot emocion.
Virgjëresha
Kushtojini vëmendje shëndetit të partnerit/partneres suaj. Studentët rekomandohet të mos neglizhojnë detyrat e tyre kryesore. Shfrytëzoni çdo mundësi që iu del përpara.
Peshorja
Mos humbisni energjinë me gjëra të panevojshme. Ka gjasa të fitoni para nga burime të papritura. Punoni fort për mirëqënien e familjes suaj.
Akrepi
Natyra juaj pozitive do t’i bëjë të lumtur njerëzit pranë jush. Shmangni personat që iu afrohen vetëm në rast nevoje. Do të ndiheni më mirë nëse falni disa gabime, që i përkasin të kaluarës.
Shigjetari
Sjellja juaj e nxituar mund të vërë në rrezik marrëdhënien tuaj në çift. Mendoni për pasojat, për të cilat mund të pendoheni më pas. Aktualisht mund të përballeni me disa probleme financiare, të cilat parashikohen se do të kalojnë shpejt.
Bricjapi
Çështjet e brendshme familjare kanë nevojë për vëmendje të veçantë. Mund të finalizoni një marrëveshje të re financiare. Ekziston mundësia që dikush të ndërhyjë në marrëdhënien tuaj në çift.
Ujori
Përpiquni të relaksoheni dhe të mendoni me kthjelltësi. Sa i përket marrëdhënie në çift, është e nevojshme të përpiqeni ta kuptoni më mirë njëri-tjetrin, për të ri sjellë lumturinë mes jush.
Peshqit
Shmangni personit që nuk dëshironi dhe që ju bëjnë të ndiheni keq herë pas here. Partneri/partnerja juaj do të vërë në dukje sinqeritetin mes jush. Përpiquni të përfundoni detyrat e lëna përgjysmë.