Pas Belgjikës, tashmë edhe Holanda ka mbyllur zyrtarisht para kohe edicionin futbollistik.
Por ndryshe nga Belgjika ku u shpall edhe ekipi kampion, në Holandë gjithcka është zeruar, nuk do të ketë as ekip kampion dhe as të rënë nga kategoria.
Federata e këtij vendi konfirmoi se dy klubet që shkojnë në Champions League janë Ajax dhe Az Alkmar bazuar në vendimin e UEFA-s, ditën e enjte që për rastet ku vendoset ndërprerja para kohe e sezonit, për të kualifikuar në Europë do të merret parasysh rënditja aktuale.