Ky është horoskopi për ditën e mërkurë 18 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Ju pret një ditë pozitive në dashuri, në sajë të ndikimit të favorshëm të Venusit, i cili do ju dhurojë më shumë entuziazëm. Mundohuni veçse të mos përfshiheni në debate dhe lëreni veten të lirë. Mund të merri lajme të rëndësishme lidhur me punën dhe financat si dhe mund të ketë një rikuperim në raport me të kaluarën.
Demi
Dashuria është disi nën ritmin e duhur gjatë kësaj periudhe, ndaj më mirë lërini gjërat që të rrjedhin normalisht. Ndjenjat do të jenë shumë më mirë, me ardhjen e vitit të ri. Për momentin, bëni mirë që të përqendroheni në punë, pasi ka mundësi të shumta për të siguruar fitime të bollshme.
Binjakët
Lodhja do të jetë e pranishme gjatë gjithë kësaj dite. Do të jeni shumë të ngarkuar dhe do të mundoheni që të çoni çdo gjë deri në fund, gjë që do të shkaktojë shumë stres. Mundohuni që të gjeni pak kohë edhe për veten, ndoshta duke iu dedikuar njeriut të zemrës. Vetëm në këtë mënyrë, do të mund të rikuperoni pasionin dhe intimitetin në çift.
Gaforrja
Dita do të jetë e mbushur me ulje-ngritje dhe tensioni do të jetë i pranishëm. Por mos u shqetësoni, pasi situata do të përmirësohet dhe me afrimin e fundit të vitit do të ndiheni më të fortë. Do të rigjeni dëshirën për të vepruar dhe dashuruar, gjë që së fundmi e kishit humbur.
Luani
Dita do ju gjejë disi nervoz, ndaj bëni mirë që të ruani qetësinë, pasi ka shumë gjëra për të bërë. Do ju duhet që të bëni disa zgjedhje në sferën profesionale, ndaj mundohuni që të reflektoni. Rënie e lehtë parashikohet në sferën sentimentale, ndoshta për shkak se jeni shumë të zënë me punë.
Virgjëresha
Dita do të jetë tejet pozitive dhe gjatë saj duhet të përfitoni për të gjetur ndonjë zgjedhje lidhur me problemet financiare. Gjatë javëve në vijim mund të ketë zgjidhje të mira, të cilat do i çojnë gjërat në vend. Bëni mirë që ti kushtoni më shumë kohë dashurisë.
Peshorja
E mërkura do të jetë mjaft e favorshme në çdo drejtim. Sa i takon ndjenjave, yjet janë në favorin tuaj dhe në raportin në çift mund të bëni plane afatgjata, si martesë apo një fëmijë. Ndërsa në punë do të ketë ndryshime pozitive ose investime premtuese.
Akrepi
Dita do të jetë mjaft pozitive sa i takon punës. Do të arrini që të gjeni zgjidhje dhe siguri ndaj çdo problemi. Do të ndiheni të fortë dhe të sigurtë në vete. Sa i takon dashurisë, shumë shpejtë do të ndiheni të sigurtë në vete dhe do të shprehni ndjenjat me sinqeritet të madh.
Shigjetari
Kjo e mërkurë do të jetë nën ritmin e duhur dhe gjatë saj lodhja do të ndihet. Ndoshta puna ju merr shumë kohë, apo ju trysnon, ndaj mundohuni që të rishikoni frikën tuaj, pasi rruga që keni marrë është e duhura. Nëse keni ide të reja, ndiqni pasi do të rezultojnë fituese. Mundohuni vetëm që tensionet tuaja të punës, të mos i përcillni tek njeriu i zemrës, pasi mund të shkatërroni atmosferën mes jush.
Bricjapi
Dita do të jetë mjaft pozitive, sidomos në sferën profesionale, në sajë të ndikimit të Hënës. Do të nisë për ju një periudhë e bukur në sferën sentimentale. Dashuria do të jetë në rritje dhe do të njohë përmirësim pas një krize të kaluar, por duhet të jeni më entuziast.
Ujori
Dita do të jetë nën ritmin e duhur. Problemet do të mbeten ato të përhershme, veç kujdes me shpezimet. Duhet të mbani nën kontrll paratë, pasi rrezikoni që të shpenzoni shumë, shkruan noa.al. Në dashuri do të ketë keqkuptime, ndaj bëni kujdes.
Peshqit
E mërkura do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës. Mundohuni që të tregoni kujdes ndaj asaj që bëni, në mënyrë që të mos dëmtoheni. Edhe në dashuri, mundohuni që të shmangni debatet dhe tensionet, të cilat bëni mirë që ti shtyni për më vonë. /noa.al