Horoskopi ditor, e martë 10 dhjetor 2019

Horoskopi ditor, e martë 10 dhjetor 2019

901
0

Ky është horoskopi për ditën e martë 10 dhjetor 2019. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Tregohuni të kujdesshëm me çështjet financiare, pasi gjatë kësaj periudhe keni pasur shpenzime të tepërta. Në sferën sentimentale do të ketë diskutime dhe marrje vendimesh të rëndësishme drejt një hapi të madh. Yjet favorizojnë punën, pavarësisht një sërë sfidash për tu përballuar.

Demi

E marta do të jetë frenetike dhe aspak e lehtë për tu menaxhuar. Mund të ketë sprova të mëdha për të përballuar, si dhe do të lodheni për të çuar përpara projektet e dëshiruara. Vetëm në ditët në vijim situata do të vijë duke u përmirësuar.

Binjakët

Ju pret një ditë e cila do ju vijë në ndihmë. Shumë shpejtë do të merrni kënaqësi të mëdha në punë dhe studim. Në dashuri mund të ketë një rënie të lehtë, por vetëm sepse keni vendosur që ti jepni drejtim tjetër një raporti. Kush nuk dekurajohet është i favorizuar.

Gaforrja

Kjo periudhë do të shënojë rritje të ndjeshme pozitive. Do të ndiheni më të qetë se zakonisht, ndaj mundohuni që të rigjeni ekuilibrin e humbur. Në dashuri, historitë që do të lindin, pritet të jenë interesante dhe yjet ju favorizojnë.

Luani

Jeni disi ngushtë, por dijeni se jeni në majën e klasifikimit sa i takon ndjenjave dhe veprimeve pozitive. Ka pasur disa ndryshime dhe nervozizëm në ajër. Jeni disi të lodhur dhe kjo për shkak se dashuria do të pësojë rënie. Zemrat e vetmuara duhet të angazhohen më shumë për të gjetur atë që duan.

Virgjëresha

Nuk është e lehtë që të flisni gjatë kësaj dite. Kush po organizon diçka të rëndësishme në punë, mund të ndihet i/e lodhur. Në dashuri, ky moment do të sjellë rikuperim të ndjeshëm. Për ata që janë vetëm, takimet janë mjaft të favorizuara. Çiftet do të ndjehen sërish të unifikuar, pas një periudhe rënie.

Peshorja

Gjatë periudhës së fundit jeni përballur me eksperienca të reja, por edhe me lodhje dhe sprovë. Por gjithsesi ja ka vlejtur që të ndiheni më të fortë. Qielli është mjaft i favorshëm për realizimin e projekteve të të rëndësishme në familje ose në punë. Edhe dashuritë e reja janë mjaft të favorshme.

Akrepi

Do të ndiheni pesimist, për shkak të rrethanave me të cilat po përballeni. Por situata mund të ndryshojë me kalimin e orëve, ku sidomos në punë dhe dashuri do të keni mundësi të shumta.

Shigjetari

Ka pasur ngadalësime gjatë periudhës së fundit. Shumë prej jush i kanë dhënë fund një historie të mbajtur me zor prej kohësh. Në dashuri do të jeni të qëndrueshëm dhe të drejtë. E marta do të jetë një ditë rikuperimi.

Bricjapi

Qielli do të jetë mjaft interesant dhe zgjedhjet do të bëhen më të lehta. Në dashuri, historitë që ecin, do të vijojnë më së miri. Keni kaluar muaj të rëndë, por tashmë gjërat do të ndryshojnë dhe do të përjetoni emocione të reja. Nëse është dikush që ju pëlqen, bëni mirë që ti afroheni në këtë fundvit.

Ujori

Raportet ndërpersonale janë mjaft të favorshme, por do të duhet kohë për të sistemuar raportet me dikë që keni kundër. Qielli nuk është i favorshëm, ndërsa në punë energia nuk do të mungojë, shkruan noa.al. Në javët në vijim, do të ketë zhvillime pozitive.

Peshqit

Raportet në distancë janë mjaft të privilegjuara. Megjithatë e marta do të jetë një ditë konfuze. Bëni kujdes me paratë dhe çështje ligjore. Ka disa tensione në ajër, të cilat kërkojnë zgjidhje. /noa.al