Lidhja jashtëmartesore që iu kthye në një jetë plot tmerre, dhunë seksuale dhe psikologjike një vajze shqiptare në Itali, zbulohet së fundmi vetëm pasi ajo gjeti guximin për ta denoncuar gjendjen ku ishte prej tashmë 10 vitesh. Mediat italiane shkruajnë sot për një histori të tmerrshme që ka përjetuar e reja, emri i të cilës nuk dihet.
Gjithcka nisi me një lidhje jashtëmartesore, raportoi Cataldo Pignataro, drejtor i Komisariatit të Corigliano Rossano, midis vajzës me origjinë shqiptare dhe një burri, i cili me kalimin e kohës i është kthyer në një makth të vërtetë.
Një marrëdhënie sentimentale u shndërrua në 10 vjet tortura dhe dhunë me takime seksuale edhe me burra të tjerë. Raste përdhunimi të viktimës që arrinin edhe nga 20 burra njëkohësisht. Dhe mjete për praktika sadomazokiste u gjetën në shtëpinë ku ndodhte tortura prej 10 vitesh.
Pesë persona, u arrestuan nga policia e Cosenza dhe akuzohen për dhunë seksuale në grup dhe zhvatje.
“Në shtëpi u gjetën gjithashtu mjete për praktikat sadomazokiste”, tha prokurori. (sadomazokizem do te thote kur nje person provon kenaqesi seksuale permes dhunes dhe poshterimit)
Sipas hetuesve, hetimi për dhunën seksuale në grup filloi pas denoncimit të gruas. Të koordinuar nga kryeprokurori i Castrovillari, Eugenio Facciolla, dhe zëvendësprokurori Mauron Gallone, hetimet , falë historisë që ka treguar shqiptarja, kanë çuar gjithashtu në zbulimin e një plantacioni me marijuanë./PANORAMA