Historia prekëse e lojtares së futbollit, shërohet dhe i rikthehet ëndrrës (FOTO)

Historia prekëse e lojtares së futbollit, shërohet dhe i rikthehet ëndrrës (FOTO)

444
0

Jade Almond, një vajzë 16 vjeçare, nga Wigan në Angli ka luajtur që në moshën 10 vjeçare si portierja e skuadrës së Wigan Athletic për moshat e vogla. Kur ajo ishte në moshën 15 vjeçare, pësoi një aksident me makinë dhe zbuloi se ka një semundje të rrallë e cila mund ta paralizonte për gjithë jetën e saj. Doktorët dhe specialistët i sugjeruan që të mos vazhdojë futobollin pasi sporti mund ta dëmtonte dhe të përkeqësonte situatën e saj.

53853851_411449879607910_1893053844129054720_n.png

“Kur doktorët më thanë të heq dorë nga futbolli ishte më e dhimbshme se sa kur mora vesh se isha sëmurë,” tha për Daily Mail vajza 16-vjeçare. Vajzës u desh 1 vit i tërë që të mesojë të ecë prapë dhe sot ajo stërvitet prapë me skuadrën e saj duke ndjekur ëndrrën. Doktorët e informuan se një dëmtim i rëndë mund ta linte të paralizuar për gjithë jetën e saj.

53803589_2232258060327615_649274952075182080_n.png

“Kur u shërova mendova se si do ishte jeta ime pa futbollin. Do ishte me mirë për mua të vdisja tani se sa të mos vazhdoja të luaja”, shtoi ajo për Daily Mail.

53211078_2403286356362124_592455030125101056_n.png

Sot ajo vazhdon dhe luan si portiere dhe ka ambicie që të luajë dhe me skuadrën e parë të femrave.