Historia/ Infermierja kanadeze rezulton 8 herë pozitive me Covid-19, në 50 ditët...

Historia/ Infermierja kanadeze rezulton 8 herë pozitive me Covid-19, në 50 ditët e fundit

642
0

Mes 5 milionë njerëzve të infektuar në botë, ky virus vdekjeprurës ka prekur edhe mjekë e infermierë që kanë qenë në shërbim të pacientëve gjatë gjithë këtyre muajve.Por një rast i çuditshëm ka ndodhur në Kanada, ku një infermiere e cila u infektua nga Covid-19  muaj më parë, ka rezultuar tetë herë pozitive në 50 ditët e fundit.

Mediat e huaja shkruajnë se më 30 mars, Tracy Schofield nga Ontario, kishte përjetuar edhe simptomat e para të virusit, ethe dhe gulçim. Dhe në testimin e një ditë më vonë ajo rezultoi për herë të parë e infektuar nga COVID-19.

Për këtë shkak  49-vjeçarja kaloi dy javë në izolim, por testi i saj i dytë doli përsëri pozitiv. Në shumë vende janë parë raste që një person të rezultojë dy herë me Covid-19, por në rastin e infermieres kanadeze ishte ndryshe.  Pas testit të dytë ajo rezultoi edhe gjashtë herë të tjera  pozitive me Covid-19.

Ndërsa mjekët,  lidhur me këtë rast shprehen se nuk besojnë se ajo mund të infektojë njerëz të tjerë, por ende nuk kanë një përgjigje konkrete situatën e saj.

Burimi: Nypost