Nusrat Jahan Rafi ishtë një vajzë 19-vjeçare nga një qyteti i vogël i Bangadeshit. Vajza e re, u dogj e gjallë në publik pasi kishte akuzuar drejtorin e universitetit islamik ku ajo studjonte për abuzim seksual.
Sipas BBC, 19-vjeçarja para dy javësh ishtë thirrur në zyrën e drejtorit. Atje ai e ka prekur në vende sensitive të trupit dhe para se gjërat të bëheshin edhe më keq, vajza e re u largua. Shumë femra janë viktima të një abuzimi seksual në shtetin jugor të Azis. Mungesa e respektit ndaj gravë dhe mentaliteti se ato duhet t’u shërbejnë burrave nuk i japin të drejta të cilat në Europë konsiderohen si normale. Nusrat Jahan nuk mbajti heshtjen dhe vajti në polici duke denoncuar drejtorin por ky akt i kushtoi jetën. Policët vendas e filmuan dhe e turpëruan duke thënë se ajo gënjen. Menjëherë drejtori ngriti padi ndaj vajzës duke kërkuar dënimin e saj me vdekje dhe ajo u dogj e gjallë në publik.
Zgjidhja e saj për të mos heshtuar i kushtoi jetën. Lajmi i 19-vjeçares ka prekur miliona persona në botë. Në funeralin e saj u mblodhën më shumë se 10 mijë persona për të respektuar kujtimin e një vajze që kërkoi drejtësi.