Historia e 18 vjeçarit, ndër kuzhinierët më të mirë të Britanisë

Historia e 18 vjeçarit, ndër kuzhinierët më të mirë të Britanisë

436
0

Ali është një 18-vjeçar shqiptar që jeton në Britaninë e Madhe. Ai po bëhet një nga kuzhinierët më të mirë adoleshentë të Britanisë, por gjithashtu po përballet me një luftë për të ardhmen e tij, pasi iu tha se do duhet të lërë Britaninë dhe të kthehet në Shqipëri. Ali, nga një refugjat 16-vjeçar i cili mbërriti në Bristol dy vite më parë, me asgjë tjetër veçse gjuhës angleze, tani është nën kujdesin e një kuzhinieri të stafit Michelin. Por tani ai dhe John Stokes, kujdestari i tij, po nxitojnë për të luftuar që Ali të lejohet të qëndrojë dhe të përmbushë ëndrrën e tij për të qenë një nga kuzhinierët kryesorë të Britanisë. John Stokes, i cili merr fëmijët si kujdestar i përkohshëm në shtëpinë e tij në Kingswood, ka treguar historinë e Aliut. Ali, tani 18 vjeç, sapo ka përfunduar vitin e tij të dytë të kursit të teknologjisë ushqimore në kolegjin e shkollës së qytetit Bristol ‘Akademinë e Mjeshtërive’ në Hengrovë dhe ka shkëlqyer në rezultate, megjithë fillimin e vonshëm brenda disa javëve të mbërritjes në Bristol dhe mosnjohjes së ndonjë fjale teknike në anglisht për përbërësit, pajisjet ose metodat e gatimit. Ai është tashmë një kuzhinier i shkëlqyer, duke përfunduar në 3 më të mirët në një konkurs kombëtar si dhe duke u kërkuar nga kolegji për të gatuar ushqim në ngjarje të veçanta. Ai i bëri përshtypje Simon Hulstës, kuzhinierit të yllit Michelin që drejton një restorant në Devon, ku e ka futur Aliun në kuzhinë dhe është bashkuar me luftën për të bindur autoritetet që ta lejojnë të qëndrojë në Britani të Madhe djaloshin shqiptar. John Stokes tha se Aliu kishte një fëmijëri të vështirë në Shqipërinë rurale, sepse keqtrajtohej nga familja e tij, shpesh kyçej në një kasolle dhe rrallë i lejohej të shkonte në shkollë. “Ai u largua nga Shqipëria dy vjet më parë dhe qëllimi i tij ishte thjesht të dilte jashtë. U deshën disa javë për të arritur këtu.” – tha John Stokes. Ajo me të cilën po lufton Aliu tani është qëndrimi i tij në Britaninë e Madhe. Ai fillimisht ka aplikuar për azil si një i mitur i pashoqëruar, por i është hedhur poshtë sepse politika e BE-së për njerëzit që largohen nga Shqipëria është se të gjithë duhet të kthehen. Atij iu dha një vizë e përkohshme e cila mbaroi kur ishte 17 vjeç e gjysmë, por një kërkesë e re për për të qëndruar në Britani, e bërë në nëntor 2016, u kundërshtua disa javë më parë. Kujdestari dhe miqtë e tij tani po planifikojnë të apelojnë kundër këtij refuzimi dhe John Stokes ka ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve dhe një fushatë #Fight4Ali. “Opsioni i tij i vetëm është të apelojë dhe ai nuk ka të drejtë për ndihmë juridike. Do të kushtonte 5000 euro në ditë për një avokat dhe unë e kam bërë aq sa mundem, por për mua nuk ka të bëjë me paratë, ka të bëjë me lejimin e një personi që tashmë është një qytetar i shkëlqyer në këtë vend dhe dhënien e një mundësie për të pasur një jëtë më të mirë këtu. Unë nuk pres që të mblidhen shumë para, besoj vetëm aq sa për ta ndihmuar. Do të ishte mirë nëse mund t’i bindim autoritetet që ta lejojnë Aliun të qëndrojë” – shprehet kujdestari Stoke.